Banorët, rojtarë pylli në Bulqizë. Kundërshtojnë prerjen e pemëve

Mos i humb

 

 

Banorët e fshatrave Dushaj, Koçaj, Kodra e Danit, Qiraj dhe Kokërdhak të Fushë Bulqizës, kanë vijuar protestën për mbrojtjen e pyjeve.

 Të gjitha gratë e këtyre fshatrave kësaj radhe protestën e tyre e zhvilluan në pyll. Ato janë ngjitur në këmbë dhe kanë protestuar kundër prerjes së pyllit nga firma koncesionare. Ky koncension thonë banorët, po kërcënon seriozisht jetën e tyre, pasi i vetmi mjet jetese për ta është ky pyll i cili është i paprekur, dhe është një atraksion turistik që do ta zhvillonte shumë zonën.

Disa ditë më parë banorët e këtyre fshatrave protestuan përpara bashkisë së Bulqizës duke i kërkuar kryebashkiakut që të mos lejojë askënd ta prekë pyllin 100-vjeçar.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit