Barbadosi njeh pavarësinë e Kosovës

Mos i humb

Barbadosi ka njohur pavarësinë e Kosovës, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Në vigjilen e festës së madhe të pavarësisë, ja edhe një njohje nga shteti i Barbadosit. Urime Kosovë e dashur”, ka shkruar Pacolli në rrjetet sociale.

Barbadosi, i cili gjendet në rajonin e Karaibeve, është shteti i 116-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës, e cila këtë vit e feston dhjetëvjetorin e pavarësisë së saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit