Bardh Spahia nga “arresti shtëpiak”: Qëndresë, sa të kemi frymë!

Mos i humb

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i cili u la në “arrest shtëpie” pas përplasjeve në KZAZ-në e Shkodrës, ka deklaruar se nuk është penduar për asnjë moment dhe do të vijojë qëndresën.

Në një mesazh në “Facebook”, Spahia shkruan se qëndresa përballë të keqes është rruga për të merituar lirinë e demokracinë. Sipas tij, paqja pa drejtësi është diktaturë, e diktatorët veç rrëzohen.

“Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja!Jam prane cdo mbrojtesi te lirise te ndaluar padrejtesisht, jam prane cdo qendrestari e ushtari te demokracise qe mbron lirine duke u perballur me dinjitet e kurajo kunder te keqes qe po rikthehet per te mbytur e zene per fyti demokracine ne atdheun tone”, shkruan Shpahia.

Mesazhi i plotë i Spahisë:
VETEM QENDRESE! Të gjithëve e secilit, miq, kolegë, të njohur e të panjohur, brenda e jashtë vendit, u jam thellësisht mirënjohës për solidaritetin, vëmendjen e mesazhet! E drejta triumfon mbi cdo urdhër politik e keqpërdorim të shtetit, ashtu si vendosmëria për të bërë gjënë e duhur për këtë vend, nuk lëkundet as edhe një sekondë! Solidariteti njerëzor mbetet sinjali më i qartë se shpresa është e fortë në këtë vend, njëlloj si ndërgjegjësimi se beteja kundër të keqes nuk është e lehtë, por aspak e pamundur! Nuk jam penduar për asnjë moment për zgjedhjen që të kthehem e të qëndroj në vendin tim!

Për formim e traditë familjare, besoj tek qëndresa përballë të keqes, si rruga për të merituar lirinë e demokracinë. Ajo betejë bëhet vec pastër, pa kthesa e konformizma! Paqja pa drejtësi është diktaturë, e diktatorët vec rrëzohen! Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja!Jam prane cdo mbrojtesi te lirise te ndaluar padrejtesisht, jam prane cdo qendrestari e ushtari te demokracise qe mbron lirine duke u perballur me dinjitet e kurajo kunder te keqes qe po rikthehet per te mbytur e zene per fyti demokracine ne atdheun tone.

E aty do jem bashke me ta, mirenjohes per sherbimin qe i bejne kombit te vet, me sa te kem mundesi e sa te kem fryme! Respekt për të gjithë qëndrestarët!#AsnjëHapPas #Tebashkuarjadalim #RamaIk

Bardhiii

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit