Bardhi: Rama telenovelë me presidentin për të mbuluar vjedhjet

33
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se Edi Rama ka luajtur telenovelë me presidentin Meta.

Bardhi nënvizon se Rama luan telenovelë me shqiptarët për të shkarkuar Metën dhe të gjithë këtë e bën me qëllim që të fshehë vjedhjet e shumta që bën.

Postimi i Gazmend Bardhit:

Për të mbuluar vjedhjen e shqiptarëve, vjedhjen e votës, vjedhjen e taksave, vjedhjen e pasurive, Edi Rama ka nisur shfaqjen për herë te parë te telenovelës “Parlamenti i krimit kundër Presidentit”, ku vetë është regjisor, vetë skenarist, vetë producent, vete aktor.

Edi Rama e ka të qartë se telenovela me shkarkim presidenti është vetëm nje sajesë vere dhe abuzim me fondet publike. Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese për t’u garantuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur në një sistem demokratik dhe pluralist. Duke shfaqur telenovelën bajate, me aktorë kryesorë personazhet e dosjeve 184 dhe 339 të blerjes së zgjedhjeve me krimin, Edi Rama do që të mos flitet për krimet e tij ndaj shqiptarëve.

Do qe të mos flitet për tarifen e re për karburantin;

Do qe të mos flitet për koncesionin e ri 250 milionë euro të Milot Balldre;

Do që të mos flitet për mungesën nga korrupsioni të rreth 60 milionë eurove në 6 muaj nga doganat dhe tatimet;

Do që të mos flitet për borxhin e lartë publik, të fshehur tek PPP-të;

Do që të mos flitet për kapjen e drejtësisë;

Do që të mos flitet për lidhjet e tij direkte me krimin e organizuar;

Do që të mos flitet për dështimin e tij në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian; dhe, mbi të gjitha,

Do që të mos flitet për refuzimin plebishitar, që 85% e shqiptarëve i bënë regjimit të tij, për ndryshimin që duan shqiptarët.

Me apo pa telenovelën e verës së Edi Ramës, shkelësit më të madh të Kushtetutës, sot një gjë është e qartë: Vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit i shërben njerëzve dhe interesit publik. Ndersa votimet moniste të 30 Qershorit, siç shprehet edhe OSBE/ODIHR, u mbajtën pa e marrë fare në konsideratë interesin e qytetareve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here