Basha: 27 vite nga pluralizmi, liritë politike janë të kufizuara

Mos i humb

Liritë politike të shqiptarëve janë sërish të kufizuara dhe pas 27 vitesh, tha kreu i Partisë Demokratike në përkujtimin e lëvizjes studentore të 8 dhjetorit.

“Liritë politike të shqiptarëve janë sërish të cenuara e kufizuara sepse shqiptarët ende nuk votojnë të lirë, mundësitë e tyre për përparim njerëzor e shoqëror janë më të vogla se në çdo vend tjetër në Europë nga e cila vazhdojmë të mbetemi një nga kombet më të izoluara. Shqipëria sot është e mbytur nga probleme që sot përjetohen vetëm nga vendet e prapambetura të Azisë dhe Afrikës. Është e paimagjinueshëm që sot në vend të flitet për biznese të reja, nga rinia për përparime teknologjike, arsim, dije, flitet për një bandë trafikantësh injorantë. Në vend që të mendojmë për më të pamundurit mes nesh, e tu gjendemi në krah, ne diskutojmë si të ndalojmë një grusht politikanësh të korruptuar dhe oligarkësh grabitqarë që të mos grabisin vendin”, tha Basha.

Ai i kërkoi rinisë së sotme të kthejë sytë nga lëvizja studentore dhe të reflektojë, që Shqipëria të ecë përpara.

“Ndaj sot në praninë e kësaj salle ekzaltuese luftëtarësh të lirisë, të betejave që kemi bërë e do të bëjmë së bashku dua të ftoj të gjithë rininë shqiptare të kthejmë sytë nga dhjetori dhe të reflektojmë. Nëse të njëjtën gjë do të bëjë dhe brezi i sotëm Shqipëria do të ecë përpara, sepse nuk është vonë. Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë më parë gjatë këtyre 3 dekadave për atë forcë, idealizëm e kurajë të dhjetoristëve”, tha Basha./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit