Basha, akuzë buxhetit socialist: e mbyt ekonominë dhe nuk e çliron

Mos i humb

Parlamenti miratoi Buxhetin 2019, i shoqëruar me debate vetëm nga brenda grupit të PS-së, pasi opozita, siç dhe pritej, mungonte në atë që është një bojkot i pashpallur verbalisht por i vepruar realisht. Ndaj, kreu demokrat Basha, vendosi t’ja bëjë oponencën, me gjuhë akuze, nga foltorja e selisë blu.

“Dy janë karakteristikat e këtij buxheti që u legjitimuan sot. Karakteristika e parë është se në qeverisjen e Ramës 97% e qytetarët paguajnë më shumë taksa. Është fakt se nga xhepat tuaj 1.9 miliardë euro më shumë me taksa më të rritura dhe me tatime të larta dhe rritjes së çmimeve. Është fakt se kjo rritje galopante e taksave, nuk ka sjell asnjë rritje ekonomike. Vendi është futur në një cikël krize nga mbyllja e bizneseve, dhe nuk ka shembull më të trishtë sesa përditësimi i sotëm i shifrave të falimentit të biznesit të vogël. Sot që flasim kemi shifra që falimentojnë 41 biznese në ditët. Nuk ka shembull më të trishtë për ta ilustruar këtë se sa përditësimi i fundit i shifrave të falimentimit të bizneseve. Mbi 13 mijë biznese të mbyllura nga janari deri në tetor. 60% më shumë biznese kanë mbyllur qepenat këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Mbi 73 mijë biznese të mbyllura që kur Rilindja ka ardhur në pushtet që prekin 150 mijë familje shqiptare. Ky është rezultat i drejtpërdrejt i frymës mbytëse për ekonominë që ka shkaktuar qeveria e Edi Ramës”, ta Basha.

Më tej, ai ofroi dhe alternativën: “Ne kemi një alternativë për të nxjerrë vendin nga kriza. Ajo është taksa e sheshtë prej 9% dhe kufirin minimal. Heqjen e TVSH dhe vendosjen e një tavani me të cilin nuk mund të ngrihen taksat e pushtetit vendor. Rikthimi i fashave mbrojtëse për shtresat në nevojë që asnjë familje të mos mbetet pa drita. Fasha mbrojtëse dhe për sipërmarrjet për të ndikuar në tregun e jashtëm dhe të brendshëm”, theksoi kreu demokrat. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit