Basha: Ardi Veliu të arrestohet! Rama, Xhafaj dhe Marku të hetohen

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në një konferencë për shtyp se “shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbim ndaj krimit”, duke iu referuar prokurorëve që i binden urdhrave të Edi Ramës dhe Arta Markut, sipas tij.

Kryeprokurja Arta Marku po fsheh provat me qëllim mbrotjen e trafikantit të drogës, vëllait të ministrit Xhafaj. Deri tani nuk ka nisur ansjë hetim për Ballën, për Ardi Veliun, për drejtorin e Policisë së Fierit. Mos-hetimi i krimeve nga prokuroria janë krime të rënda. Marku, Prela e shërbëtorët do mbajnë përgjegjësi”, kërcënoi Basha.

“U bëj thirrje prokurorëve të ndershëm t’i rezistojnë urdhrave të Markut e Prelës që duan të prishin provat që inkriminojnë Edi Ramën. I bëj thirrje burrave dhe grave me kurajo në Prokurori që të nxjerrin menjëherë fletë-arrestet për Ardi Veliun dhe drejtorin e policisë së Fierit dhe të nisin hetimit për pengim të drejtësisë ndaj Ramës, Xhafajt e Markut. Provat janë ulëritëse”, theksoi Basha./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit