Basha: Banorët do ta hedhin të gjithë qeverinë në Lanë

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pranishëm në protestën e banorëve të Astirit kundër projektit të Unazës së Re që planifikon prishjen e disa banesave dhe bizneseve.

Basha tha se Rama nuk ia arriti të përçajë protestën, por se ishin qytetarët ata që dolën fitimtarë duke përçarë qeverinë, që çoi në zëvendësimin e ministrave.

“Kur kërkon një drejtësi dhe qytetarët e pafajshëm të mbrohen nga ligji, nuk rrëzohet qytetari. Asgjë s’është më e fuqishme se kauza e drejtë. Vegla më tinzare e Ramës, përçarja e qytetarëve, nuk piu ujë. Por këta banorë në të drejtën e tyre përçanë qeverinë. Një media e rëndësishme amerikane publikoi dje faktin që ne e kemi përsëritur. Të gjithë e dinë se si nisi kjo aferë. U turrën pa marrë leje për të prishur shtëpitë, pa çarë kokën për banorët. Banorëve i vërsulën Policinë e Shtetit dhe atë Bashkiake, nga Rama te Veliaj e Gjiknuri hidhnin vallen e hienave duke shantazhuar banorët. Qëndresa e banorëve, bashkë me opozitën dhe disa gazetarë, nxorën aferën korruptive të një kompanie fantazëm, të një plani për të zhvendosur Lanën dhe për të shkatërruar shtëpitë e banorëve që të mos prekej rezidenca e një trafikanti droge,” tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit