Basha denoncon projektet për inceneratorët

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar ditën e sotme projektet për inceneratorët, duke thënë se 40 milionë euro në vit përfundojnë në duart e një njeriu të vetëm. “Pas këtyre kompanive fshihet Ahmetaj dhe Rama”, tha Basha.

“Kjo është një aferë e përmasave kriminale. Kjo është faqja tjetër e kanabizimit të Shqipërisë. 40 milionë euro në vit përfundojnë në duart e një njeriu të vetëm, një kompani e vetme, që fsheh pronarët e vërtetë dhe ndot mjedisin. Pas këtij skandali fshihet Edi Rama dhe Arben Ahmetaj. Ne kemi një studim të plotë të gjithë dokumentacion shtetëror”, tha Basha.

Basha bëri thirrje që KLSH e Prokuroria të nisin hetimin për ata që po dëmtojnë shëndetin e qytetarëve.

“Kjo është faqja tjetër e medaljes pas kanabizimit. Me kanabizimin eksporton drogë, me inceneratorin importon mbetje nga Europa”, tha Basha./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit