Basha: Djepi bosh i Gj.Kushtetuese i duhet Ramës për të mbrojtur aferën e Teatrit

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar ndaj kryeministrit Rama për situatën në Gjykatën Kushtetuese e atë të Lartë.

Përmes një statusi në Facebook kryeministri Edi Rama shprehej se “Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”, kësaj analogjia kreu i PD, i përgjigjet, po përmes Facebook, se ai e kërkon “djepin” e Kushtetueses bosh për të mbrojtur aferën e Teatrit.

“Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar”.

Basha nuk ka lënë pa sulmuar as institucionin e Prokurorisë, për të cilin, ai thekson se: “Ndërsa shejtanët në djepin e Prokurorisë ju duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit