Basha: Ende nuk zgjedhim dot të lirë

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut ka deklaruar se “27 vite pas ardhjes së demokracisë, ne shqiptarët ende nuk zgjedhim dot të lirë”.

“Sot, në 10 dhjetor 2017, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, duhej të debatonim si shoqëri për të drejtat e grave, të fëmijëve, për të drejtat e të rinjve, për përmirësimin e kushteve ku secili të ushtronte dhe të gëzonte të drejtat që i takojnë. Por, fatkeqësisht, 27 vite pas ardhjes së demokracisë, ne shqiptarët ende nuk zgjedhim dot të lirë, nuk gëzojmë dot lirinë e plotë të fjalës nga censura e qeverisë mbi median, nuk përfitojmë dot nga liria e vërtetë e tregut prej monopoleve të pushtetit”, lexohet në mesazhin e Bashës.

Kreu i PD-së shton: “Edi Rama i ka asgjësuar këto të drejta me shitblerjen e votës, me shantazhe dhe me kërcënime. Qeveria e tij e shkel përditë dinjitetin e qytetarëve me makutërinë e tenderave e koncesioneve, me shpërdorimin që u bën fondeve publike, me arrogancën ndaj njerëzve. Kjo qeveri njeh vetëm privilegjet e saj dhe shkel me këmbë të drejtat e liritë e njerëzve të thjeshtë. Bashkimi i të gjithë shqiptarëve është garancia e fitores në betejën për liri dhe të drejtat njerëzore”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit