Basha falënderon mediat e qytetarët: Mesazhi i qartë, s’ka hapa pas!

Mos i humb

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë para mediave për të folur për protestën e së hënës dhe aksionin opozitar në vijim. Basha falënderoi gazetarët dhe operatorët për qëndrimin e tyre dje në kushte shumë të vështira si dhe qytetarët që morën pjesë, duke dhënë sipas tij një mesazh të qartë. “Nuk ka asnjë hap pas”, theksoi Basha pak orë pas konferencës së kryeministrit Edi Rama, që gjithashtu nuk lëvizi nga istikami, se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen.

“Një pjesë shumë e rëndësishme e kësaj dite ka qenë media, gazetarët dhe operatorët që kanë qëndruar në kushte të vështira, operatorët duke ecur mbrapsht për të transmetuar live këtë ngjarje.
Dua të falënderoj qytetarët, një mirënjohje të jashtëzakonshme kam për ju.

Asgjë nuk ju ndali të vinte në këtë protestë.
Ky ishte një mesazh kombëtar, i qartë dhe i prerë për këdo dhe në veçanti për pengmarrësin e demokracisë, për pengmarrësin e familjeve shqiptare, njeriun që ka mbyllur derën e negociatave se nuk ka dhe s’do ketë asnjë hap pas. Do ketë vetëm hapa para. Bashkimi ynë ka marrë përmasa që i kalojnë kufijtë. Është një bashkim popullor. Përshëndes të gjithë ata socialistë të ndershëm burra e gra që pata rastin ti takoj personalisht. Kjo nuk është një betejë për partitë politike por për transformimin. Pjesëmarrja madhështore dëshmoi besimin e madh që kanë qytetarët tek kauza”, deklaroi Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit