Basha: Kurajo për betejën; Kryetari i PD në Lezhë për anëtarësimet e reja

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po vijon takimet për anëtarësimet e reja në qytetin e Lezhës. Ai tha se do t’i shkojmë deri në fund betejës së nisur.

Në fjalën e tij, Basha theksoi se “Rama po tenton t’i mbushë mendjen shqiptareve se Shqipëria nuk ka asnjë problem, e kuptoni se deri ku shkon çoroditja e njeriut. I ka ik truni, nganjëherë është më mirë të flasim direkt, i ka ik truni komplet, sepse, nuk po i funksionon më instrumenti kryesor me të cilin ka marrë pushtetin, shkurajimi i njerëzve, qe t’i frikësojë, dëshpërojë, t’u heqë shpresën, tu thotë se gjithçka është njësoj dhe nuk ka më mirë se ky sharlatan.

Por, basti i tij për shkurajimin e shqiptarëve humbi më 16 shkurt në ditën e kryengritjes së shqiptarëve për t’i dhënë fund paligjshmërisë, instalimit të republikës së krimit”

Basha premtoi se do të ketë ulje taksash që do të shkojnë në funksion të rritjes së punësimit.

‘Në fund të kësaj beteje e pret një qeveri dhe një kryeministër që do vendosë taksa më të ulëta në funksion të një prioriteti absolut të PD, punësimin, punësimin. Kjo është masa e parë stabilizuese por kemi një vizion të plotë për ta kthyer punësimin në një realitet të prekshëm.

Duhet ta kthejmë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja. Potenciali është këtu. Evropa do ketë nevojë për 2 mln vende të reja pune. Duhet t’i japim fund korrupsionit, duhet të trajnojmë, në të gjitha fushat profesionistë”, tha Basha.

Më tej Basha shtoi se për të arritur këto qëllime nuk mjafton vetëm vizioni, por duhet edhe vullnet, në mënyrë që tu hiqet buxheti 4-5 oligarkëve dhe për të punësuar qindra-mijëra studentë që punojnë në kushtet më të zeza/

“Sa është fatura e abuzimit të kësaj qeverie, vitin e kaluar 1.7 mld euro. Të vetmit që duhet të kenë frikë nga ardhja e PD dhe opozitës në pushtet janë ata 4-5 oligarkë të cilëve do tua marrim ato para për tua dhënë studentëve, të rinjve shqiptarë. Unë e di që kanë frikë dhe iu them bëni mirë të keni frikë sepse kjo do të bëhet me ndihmën e Zotit, bashkimin e shqiptarëve”,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit