Basha me deputetë gjermanë e britanikë: “Tahiri”, dëshmi e kapjes së shtetit nga krimi

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në takime të veçanta raporterin e Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Thorsten Frei dhe anëtarët e Parlamentit Britanik, John Ëhittingdale dhe Martin Vickers.

Deputeti gjerman Frei ishte me mision faktmbledhës për përmbushjen nga Shqipëria të 7 kushteve të integrimit, për të cilat do t’i raportojë grupit më të madh parlamentar në Bundestag, CDU/CSU.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Partia Demokratike, në të dyja takimet temat e bisedimeve u përqendruan tek nevoja jetike e Shqipërisë për të ndarë qeverisjen nga krimi, aleanca me të cilin vazhdon të jetë pengesa kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Kapja e shtetit nga krimi dhe interesat private është sfida më jetike me të cilën përballet Shqipëria. Treguesi më i mirë për këtë është çështja “Tahiri” dhe qëndrimi që mbajti Rama duke rrëzuar kërkesën e prokurorisë dhe mbrojtur Tahirin me imunitet duke e kthyer Kuvendin në Gjykatë”, tha Basha në takim me ta.

Basha u shpreh se kanabizimi i vendit ndodhi me dijeninë dhe mbështetjen e plotë të kryeministrit dhe instancave më të larta qeveritare të cilët kanë bashkëpunuar me organizatat kriminale në këmbim të parave dhe ndërhyrjes së tyre në zgjedhje.

Për të mbrojtur pushtetin e tij, theksoi kryetari i opozitës Basha, kryeministri po përqendron të gjithë pushtetin dhe vendimmarrjen dike shkelur Kushtetutën dhe ligjet dhe duke uzurpuar çdo institucion, përfshirë Prokurorinë, Gjykatat dhe Reformën ne Drejtësi.

Kreu i opozitës rikonfirmoi qëndrimin e opozitës për krijimin e një qeverie antimafia si hap i domosdoshëm për të zgjidhur krizën dhe për të rikthyer procesin politik përmes reformës zgjedhore dhe zgjedhjeve demokratike./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit