Ballina Shqipëria Basha në Budapest: Shqipëria në vendnumëro nga qeveritarët

Basha në Budapest: Shqipëria në vendnumëro nga qeveritarët

15
0
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij në samitin e liderëve botërorë të partive të Qendrës së Djathtë në Budapest, ku tha se anëatërsimi në Europë është një aspiratë kombëtare.

Ai vuri në dukje se ishte Partia Demokratike që firmosi me BE-në, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, anëtarësoi vendin në NATO, mundësoi heqjen e vizave me BE-në, plotësoi kushtet që vareshin prej saj për statusin e vendit kandidat dhe mori dy herë nga Komisioni rekomandim pozitiv.

Kreu i opozitës u shpreh se prej 5 vjetësh Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap përpara dhe se mbetja në vendnumëro ka si shkak qeveritarët, qe kanë vënë interesin dhe pasurimin vetjak, mbi aspiratën europiane të shqiptarëve, duke tradhëtuar popullin e vet.

“Korrupsioni dhe kapja e shtetit nga interesat private, futja e grupeve kriminale në gjithë nivelet e qeverisjes, zgjedhjet e manipuluara, ekonomia e dobët që ju shërben vetëm disave janë ato qe i mbajnë vendet tona larg të ardhmes Europiane.”- u shpreh Basha në Samitin e Udhëheqësve Botërorë të Partive të Qendrës së Djathtë.

Më pas ai pati një takim të veçantë me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Kreu i opozitës e siguroi Orban se PD po punon për alternativën e projektit europian të vendit dhe se është e vendosur ta ndryshojë Shqipërinë duke çliruar politikën, ekonominë dhe shoqërinë nga autokracia dhe monopolet./Top Channel/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here