Basha në Slloveni: KE të monitorojë sundimin e ligjit në Shqipëri

34
0

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij si i ftuar i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin në Lubjanë të Sllovenisë e vuri theksin tek Raporti Priebe, një projekt ky që ka ndihmuar tejkalimin e krizës në Maqedoni.

Basha tha se KE po monitoron sundimin e ligjit në Bosnjë e Hercegovinë dhe kërkoi të njëjtën gjë edhe për Shqipërinë.

“Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015. Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e Priebe për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here