Basha: Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave popullore

Mos i humb

Gjatë fjalës së tij tek selia e PD, Lulzim Basha tha para simpatizantëve se policia e Ramës përshkallëzoi dhunën e pa provokuar ndaj protestuesve dhe për ketë do mbajë përgjegjësi.

Basha u shpreh se 16 shkurti i hapi rrugën një vërshimi popullor që nuk do të ndalet por do të vijojë kundër grushtit të kriminelëve në pushtet.

“E sotmja hyri në historinë tonë si dita e dytë e zgjimit kombëtar pas komunizmit. Si dita e zgjimit më të madh që Shqipëria ka njohur dhe për këtë çdo shqiptar u ka një borxh juve misionarëve të lirisë dhe të demokracisë. Sot kufoma në panik, Edi Rama përshkallëzoi dhunën e pa provokuar ndaj protestuesve për t’i larguar nga rruga e protestës. Përgjigjen e mori nga populli. Duart e gjata të krimit që dhunojnë vëllezërit tanë do japin përgjegjësi para ligjit. E gjithë bota e ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmerisë.  E gjithë Shqipëria dhe bota e ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar përl iri dhe demokraci për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Ramës dhe klikës së tij. Ne e kemi ndalur dhe do ta hedhim në lum qeverinë e tij kriminale dhe parlamentin e tij të krimit. Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave popullore. Jemi shumë më shumë sot në 16 mars. 16 shkurti i hapi rrugën një vërshimi popullor që nuk do të ndalet por do të vijojë kundër grushtit të kriminelëve në pushtet”- tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit