Basha numëron arsyet: PD vendos zyrtarisht djegien e mandateve

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë para mediave në orën 13:00 për të informuar qytetarët për vendimet e grupit parlamentar. Basha ka deklaruar zyrtarisht se grupi parlamentar vendosi të djegë mandatet duke numëruar arsyet që çuan në këtë vendim. Ndërkaq grupi i PD ka autorizuar Bashën të ndjekë hapat e mëtejshëm.

“Duke pasur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi për shkak të kapjes së kësaj qeveri në flagrancë duke vjedhur votat e qyt shqiptarë, për shkak të kapjes në afera flagrante korruptive dhe kriminale, eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë, kapje së së drejtësisë, paralizës së shtetit, shtypjes së të drejtave të njeriut që kanë shkaktuar një situatë të pa precedentë të krizës politike dhe gjendjes katastrofale të mjerimit sociale, duke mbështetur propozimet e opozitës, për një qeveri tranzitore, vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të PD-së në Kuvendin e dalë me votat e krimit e mafies në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.

Grupi i PD autorizoi kreun e PD –së të ndjekë hapat e mëtejshëm”, tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit