Basha para mediave: Asgjë nuk e ndal një popull të tradhtuar

Mos i humb

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në protestën e djeshme të opozitës së bashkuar.

“Dua t’i falënderoj për bashkimin, qëndresën dhe qytetarinë e dëshmuar në protestën më të madhe. Sakrifikuan nga vetja e tyre për ti shërbyer një misioni madhor, çlirimit të qeverisjes nga një grup oligarkësh që kanë marrë peng vendin. Njerëzit që u mblodhën aty përjetojnë qindra probleme halle si ata që nuk patën mundësinë të vijnë.
Përgjimet e prokurorisë faktuan se ky parlament është produkt i krimit. Zgjedhjet e 25 qershorit nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.

Ju falënderoj nga zemra sepse ju iu përgjigjët thirrjes së opozitës.
Ai urdhëroi dhunimin e të drejtave tuaja. Dhuna ndaj qytetarëve protestues tregon degradimin e këtij shtetit të kalbur.
Asgjë nuk e ndal një popull të tradhtuar dhe të braktisur kur lufton për të drejtat e tij legjitime. në asnjë vend të Europës nuk pranohet një qeveri që është kapur duke vjedhur”, deklaroi Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit