Basha: PD, reformë të brendshme për kandidatët për deputetë

Mos i humb

Partia Demokratike do të bëjë reformë të brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet. Në një takim me studentët, kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjes së tyre për listat e hapura.

“Sistemi zgjedhor duhet ndryshuar në pikëpamjen time sepse ky që kemi ka dështuar, ka dështuar jo vetëm për zgjedhje të lira e të ndershme dhe që rezultatin e ndikon paraja, po se shumica e shqiptarëve nuk njohin më kush është deputeti që përfaqëson në Parlament, dhe që i shërben kryeministrit kur është në manxhorancë. Se si bëhet kjo me lista të hapura, sistem maxhoritar etj., çështje konsensusi mes forcave politike. Përsa i përket përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, PD do të kryejë reformë të brendshme që do të çojë konsultim më të gjerë dhe hapjen më të madhe për këdo që ka interes dhe kualifikime të shërbejë si kandidat për deputet të PD. Ajo që unë dua të shoh, është një PD me rregulla loje europiane që zbatohen në mënyrë europiane. Produkti që dua të shoh është njerëz të përkushtuar ndaj fateve të qytetarëve. Natyrisht sa më shumë të rinj dhe të reja”, tha Basha.

Ai shtoi më tej se dhe “zërat kundër tij” në PD-në i ka ftuar edhe publikisht dhe individualisht që të bashkohen drejt një përgatitje për “përballje vendimtare me të keqen që sundon vendin”.

“I kam ftuar publikisht, individualisht në të gjitha format e mënyrat dhe festa është e sinqertë. Jam e bindur që PD do shkojë përmes bashkimit drejt një përgatitje për përballje vendimtare me të keqen që sundon sot vendin. Detyra sot nuk është vetëm elektorale, po të mbrojmë vlerat ekzistenciale të shoqërisë”, vijoi kreu i PD-së.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit