Basha për ‘The Irish Times’: Asnjë politikan a figurë e krimit të organizuar s’është përballur me drejtësinë, qeveria…

22
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpreson se Bashkimi Evropian do të nisë menjëherë negociatat me Shqipërinë, por numëron një sërë problemesh që mund të behën pengesë serioze në këtë proces të rëndësishëm.

Duke folur për ‘The Irish Times’, Basha deklaron se ne mbetemi vendi i parë në historinë moderne pa një Gjykatë të Lartë, pa një Gjykatë Kushtetuese, pa prokuror të përgjithshëm.

“Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një Gjykatë të Lartë, pa një Gjykatë Kushtetuese, pa prokuror të përgjithshëm, me një Parlament me vende të paplotësuara, dhe me një kryeministër që qeveris me dekrete pa asnjë limit institucional për pushtetin e tij”, ka thënë Basha.

Sipas tij, demokratët kanë mbështetur reformën në drejtësi, por është qeveria ajo që sipas tij, ka “minuar, shkelur dhe abuzuar” me këtë proces.

“Si rezultat kemi një gjyqësor të paralizuar… dhe asnjë politikan apo figurë e krimit të organizuar nuk është përballur me drejtësinë. Përkundrazi, një numër i çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit janë anashkaluar nën ndikimin e qeverisë, duke siguruar pandëshkueshmëri për të akuzuarit”, citohet të ketë thënë Basha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here