Basha: Prej 5 vitesh kemi kryeministër të shantazhuar

Mos i humb

Vendi prej 5 vitesh ka një kryeministër të shantazhuar, u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, menjëherë pasi përfundoi fjalimin e tij kryeministri Edi Rama.

Ai tha se do të ketë vendime të tjera që do i tregojnë shqiptarëve se çfarë dëmi i bën vendit një kryeministër i shantazhueshëm.

“Shqipëria prej 5 vitesh nuk ka një kryeministër sovran po një njeri që shantazhohet lehtësisht, vendimet e të cilit merren në funksion të dosjeve që i tunden para syve. Dosje në të cilat figuron ministri i tij i Brendshëm, Saimir Tahiri, i takuar me qindra herë në Itali dhe Greqi me mafiozët në zë, të përgjuar natyrisht nga shërbimet partnere. Ky është një kryeministër i shantazhueshëm. Vota kundër Jeruzalemit është minimumi i të zezës që i bën këtij vendi. Prisni se do të ketë të tjera vendime që do i tregojnë qartë shqiptarëve se çfarë dëmi i bën vendit një kryeministër i shantazhueshëm lur vjen puna te marëdhëniet ndërkombëtarëe e veçanti me fqinjët”, tha Basha.

Nëse Parlamenti do të ishte i vërtetë tha Basha, referuar votës për Jeruzalemin, do të duhej të funksiononin mekanizmat për të frenuar këtë “zullum kombëtar”.

“Një qeverisje që ditë për ditë i merr shumicës së shqiptarëve për një grusht njerëzish. Në këtë Parlament, nëse do të ishte me të vërtetë i tillë duhet të funksiononin mekanizmat për ta frenuar këtë zullum kombëtar, Rama 2, i cil për nga mediokriteti, vjedhja dhe ekspozimi i lidhjeve të drejt për drejta të të parit të qeverisë dhe minsitrave të tij me bandat e narkotrafikut ia kalon Rama 1, që ne mund ta frenonim këtu ishte e pamundur. E di që në këtë sallë, ku ka ardhur me vullnetin e krimit, mund të bëjë si të dojë. Me mëdyshje, e pranova propozimin e grupit parlamentar për të debatuar mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare kundër SHBA, sepse e di qënë fund të këtijdebati nuk do të ketë një votë ndërgjegje, po të depersonalizuar të një grupi politik të vënë tërësisht në funksion të një grupi njerëzish që vjedhin përditë këtë vend”, tha ai./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit