Basha: S’ka nevojë, Listat e Hapura bëhen me ndryshime në Kodin Zgjedhor

Mos i humb

Kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë me dije se Listat e Hapura mund të ndryshohen brenda Kodit Zgjedhor, por Rama i do ndryshimet kushtetuese për të hequr koalicionet.

Sipas Bashës, Rama i ka frikë edhe Listat e Hapura por me heqjen e koalicioneve favorizohet. Por lideri demokrat thotë se derisa të jenë lidhjet mes krimit dhe politikës, edhe me Lista të Hapura, i 36-ti në qarkun e Tiranës, fiton me ndihmën e bandave dhe oligarkëve dhe sërish Kuvendi mbetet i krimit.

”Pra, nuk ka njeri, budalla që ta besojë se Edi Rama do Lista të Hapura. Rama është i tmerruar. Kur ne shtruam diskutimin për to, apo votimin mazhoritar, nuk patëm përgjigje. Rama doli haptazi kundër madje. Problemi në Shqipëri nuk është sistemi.

‘’Nuk është shpata, por është krahu’’.

Problemi është bashkëpunimi i krimit me politikën. Nëse në listën e Tiranës, i 36-ti i një partie, papritur merr mbështetjen e gangsterëve, oligarkëve, padyshim mund të zgjidhet, por nuk është deputet, por shërbëtor i krimit. Dhe do bëjë atë që bën Kuvendi sot, aminston paratë e krimit, rrit taksat e faturat, dhe për t’i bërë paratë tuaja rrush e kumbulla.

Një sistem me Lista të hapura, sa ka lidhje mes politikës dhe krimit, s’ka garanci. Nuk zgjedh më të mirët, por më të nënshtruarit. Interesat e një grushti njerëzish që kanë marrë peng qeverinë dhe Ramën tash sa vjetësh.

Nëse Rama do kishte interes për Lista të Hapura nuk do e linte për një Pazar fund- korriku, kur OSBE e ka hedhur poshtë 2 ditë më parë si shkelje flagrante ndaj zgjedhjeve të lira e të ndershme. Shqipëria s;mund të jetë peng i Ramës.

Marrëveshja e 5 qershorit është e qartë. Nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit. Jo sepse nuk deshëm ne, por sepse Rama donte depolitizim.  Vetëm një budalla mund të besojë që Kodi Zgjedhor ka nevojë për konsensus, për ndryshimet kushtetuese nuk duhet konsensus. A ka budalla që e njeh këtë. Për Lista të Hapura s’ka nevojë ër ndryshime kushtetuese. Por ai do të heqë koalicionet parazgjedhore.  ”- tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit