Bashkëpunimi PKK-PYD del në pah në vendet e pastruara nga terroristët

92
0

Në vendbanimet, bazat dhe kampet e trajnimit të pastruara nga terroristët në kuadër të Operacionit Dega e Ullirit, janë marrë shumë të dhëna të cilat dëshmojnë se organizata terroriste PYD në fakt është degë e PKK-së në Siri.

Operacioni Dega e Ullirit, i nisur më 20 janar nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) në rajonin e Afrinit në veriperëndim të Sirisë, është duke vazhduar me sukses. Operacioni ka për qëllim mundësimin e sigurisë dhe stabilitetit në kufi dhe rajon, neutralizimin e pjesëtarëve të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH dhe shpëtimin e popullatës së rajonit nga shtypja dhe mizoritë e tyre.

Operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria gjithashtu ka thënë se që nga fillimi i operacionit, “rëndësi të madhe” i është kushtuar të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke i shkatërruar vetëm objektivat terroriste.

Nga pamjet e ardhura nga rajoni, u zbulua se vendet e pushtuara nga terroristët janë shndërruar në baza ushtarake nga PKK. Gjithashtu, janë marrë edhe shumë pamje të cilat zbulojnë se PYD/YPG në fakt është degë e PKK-së në Siri.

Në videot e ndërtesave, mureve, tuneleve në vendbanime dhe bazave të pastruara nga organizata terroriste PKK/PYD/YPG, janë vërejtur edhe posterë të njërit prej simboleve të YPG-së dhe PKK-së, Abdullah Ocalan.

Edhe i ashtuquajturi monument i terroristit Abdullah Öcalan, i cili u ndërtua si provokim nga terroristët e PYD-së në Afrin dhe i cili u shkatërrua me dron të armatosur të prodhimit turk në kuadër të Operacionit Dega e Ullirit, ishte një prej dëshmive për bashkëpunimin e PYD-së me PKK-në.

– Në Bulbul u hodhën përtokë simbolet e PKK-së

Nga pamjet e marra nga ushtarët e TSK-së dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në një ndërtesë e cila shfrytëzohej për trajnim dhe takime të organizatave terroriste, pas marrjes së Bulbulit, vend ky i cili cilësohet si i padepërtueshëm, u dëshmua edhe njëherë bashkëpunimi i PYD-PKK.

Në videon ku shihet i varur në mur posteri i kreut të terroristëve, Öcalan, shfaqet edhe një orë në të cilën shihej harta e të ashtuquajturit Kurdistan. Në pamje gjithashtu shfaqen ushtarë të cilët hedhin përtokë tablotë ku gjendeshin fotografitë e terroristëve të vrarë dhe simbolet e organizatës terroriste PYD/PKK.

Nga ana tjetër, organizatën terroriste PYD/PKK e kanë mbështetur edhe organizatat e tjera terroriste, armike të Turqisë. Partia Komuniste Turke/Marksist Leniniste (PKT/ML), në një video të publikuar në rrjetet sociale, nëpërmjet njoftimit të lexuar nga disa terroristë me fytyra të mbuluara me lecka, thuhet se do të rreshtohen pranë PYD-së kundër Operacionit Dega e Ullirit në Afrin.

– Gra civilë dhe fëmijë me armë në duar

Teksa vazhdon operacioni i forcave turke, janë marrë informacione që tregojnë se terroristët e PYD/PKK-së, të cilët përpiqen ta cilësojnë operacionin si “operacion kundër civilëve”, në vijë të frontit veshin rroba të civilëve dhe në momentin që neutralizohen akuzojnë TSK-në për “masakër ndaj civilëve”.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, të cilat pretendohet se janë xhiruar në Afrin, vërehet një ceremoni-paradë me fotografinë e një gruaje terroriste e cila ka kryer sulm vetëvrasës, në të cilën shihen gra dhe fëmijë të armatosur me rroba civilësh./Rtv islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here