“Bashkësia e komunave serbe, rrezik për Kosovën, por…”

Mos i humb

 

 

Krijimi i Bashkësisë së Komunave Serbe është një problem i madh për Kosovën ndaj nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe duhet të ketë garanci që të mos bllokohet funksionimi i shtetit të Kosovës.

 Kështu thotë analisti Daniel Server në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Rreziku real është shndërrimi i Bashkësisë së Komunave Serbe në një agjenci ekzekutive me kontroll mbi një gamë të gjërë të funksioneve, jo vetëm administrative, por edhe politike brenda Kosovës, në të njejtën mënyrë siç është bërë Republika Serbe një kërcënim për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjes. Kjo ka më pak të ngjarë të ndodh në Kosovë. Kosova ka një kushtetutë më të mirë se sa Bosnja, sepse amerikanët e kishin kuptuar se kishin bërë disa gabime në Bosnje. Mendoj se Kosova gjithashtu ka qenë më e gatshme t’i integrojë serbët sidomos ata në jug të lumit Ibër, që ka qenë një përpjekje shumë e suksesshme.. Por, është bërë gjithnjë e më e qartë për Kosovën se prania e serbëve dhe kishës serbe në jug është garancia më e mirë. Prandaj, unë inkurajoj kosovarët që ta kuptojnë se kjo prani është e rëndësishme, duhet të ruhet dhe madje të forcohet nëse është e mundur”, deklaron ai.

Në lidhje me kërcënimet serbe për shpalljen e nëjnashme të asosacionit, analisti e quan nje taktikë negociuese, por thote se Beogradi është i detyruar të bëjë kompromise pasi edhe kosova po i bën ato. Beogradi duhet të bëjë është t’u thotë serbëve, se ata nuk janë lënë jashtë vëmendjes, por duhet të qeverisin veten brenda kornizës kushtetuese të Kosovës. Server flet per çështjet urgjente që duhen zgjidhur duke parë si pengesë ndikimin e Moskës në rajon.

“Mendoj se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë një pako që duhet të përfshijë krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe çështje të tjera relevante të lidhura me sovrantitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Pra, pjesë e kësaj pakoje duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në OKB, shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh mes Beogradit dhe Prishtinës dhe duhet të ketë një marrëveshje për forcat e armatosura të Kosovës. Këto janë çështjet e mëdha të pazgjidhura që lidhen me sovranitetin mes Beogradit dhe Prishtinës. …Për shembull, anëtarësimi në OKB varet jo vetëm nga vendimi që merr Serbia. Presidenti Vuçiç e kupton shumë mirë që kjo duhet të ndodhë, por a mund ta bindë ai Moskën, e cila dëshiron të destabilizojë rajonin aq sa mundet? Unë nuk e di, por duhet të ketë një lloj garancie për këtë çështje para se të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, vijon ai.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit