Bashkësia Islame e Austrisë kritikon mbylljen e 7 xhamive nga ana e qeverisë

Mos i humb

Kryesia e Bashkësisë Islame të Austrisë mbajti sot mbledhje, ku analizoi situatën e krijuar një ditë më parë, pasi që  Qeveria e Austrisë pa paralajmërim dha një konferenc për shtyp në të cilën u bë e ditur se Qeveria ka mbyll 7 xhami dhe do të largojë mbi 40 imam nga Austria.

Të premten me 08.06.2018 Kryeministri Sebastian Kurz, zv. Kryeministri Heinz Christian Strache si dhe dy ministra tjerë ai për çështje fetare Gernot Blümel dhe ministri i brendshëm Herbert Kickl bashkarisht dhanë një konferenz për shtyp ku njoftuan se Qeveria ka mbyllur 7 xhami dhe se ka shuar edhe Komunitetin Arab (Arabische Kultusgemeinde) si dhe do të largoj rreth 40 imam që verpojn në Austri. Kryeminstri Sebastian Kurz në konferenc tha se si minister per integrim kishte inicuar ligjin e ri rreth Islamit dhe se tash mos rrespektimi i ligjit duhet të bart me vete edhe konsekuencat. Sipas tij financimi nga jasht, islami politik dhe radikalizimi nuk kanë vendë në Austri.

Vedimin e Qeverisë sot me 09.06.2018 e kritikoi ashpër Kryesia e Bashkësisë Islame të Austrië. Ajo e quajti veprimin e qeverisë si ofendim publik ndaj muslimanëve. Kryetari i Bashkësisë Islame Ibrahim Olgun tha se mbyllja e xhamive në xhumanë e fundit të ramazanit dhe para Bajramit si dhe pa njoftuar Bashkësinë Islame është veprim jo i drejt. Sipas kryetarit të Bashkësisë Islame të Asutrisë mbyllja e një xhamie nga ana e Qeverisë nëse ajo nuk i përmbush kushtet duhej të ishte hapi i fundit. Kjo që ka bërë Qveria nuk është e drejt.  Qeveria e arsyetoj mbylljen e xhamive me përhpajen e përmbajtjeve radikale dhe islamiste.

Politologu Thomas Schmidinger veprimin e Qeveris e llogarit si veprim populist sepse sipas tij luftimi i islamit politik me përzgjedhjen e disa xhamive gjë e cila në prapavi ka diçka tjetër nuk është vendim i drejt. (ORF)

Ujqit gri

Xhamia Nizam-i Alem ka qënë gjatë kohë nën vëzhgim. Ekzistojn foto të fëmijëve të cilat tregojn përshendetjen me simbolin e ujqëve gri. Xhamia ishte e dyshimt se ka ndikime ekstremiste djathtiste dhe fashiste të ujqëve gri. Sipas politologut Thomas Schmidinger shoqaten e menagjon një parti djathtiste e cila është ndarë nga ujqit gri. Sipas ministrit Blümel arsyeja e mbylljes është veprimi ilegal i xhamisë dhe se Bashkësia Islame vetë kishte paralajmëruar se atje ka një xhami e cila vepron ilegalisht.

 

Komuniteti Arab

Shuarja e Komunitetit Arab me 6 xhami të mbyllura arsyetohet me atë se ky komunitet përfaqëson pozicione islamiste. Zyra për Çështje Fetare (Kultusamt) ka bërë një kontroll dhe ka konstatuar se ka deklarata selefiste.

Imamët e ATIB-it

Derisa Zyra e Kryeministrisë për Çështje fetare po mbyll xhamitë, poashtu me nxitjen e saj po vepron edhe Ministria e Brendshme me Imamët. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për veprime ekstremiste, por për shkelje të ligjit i cili që në vitin 2015 ka hyrë në fuqi. Ky ligj ndalon financimin e Bashkësive Fetare nga jasht. Kundër ligjit ka vepruar shoqata e cila qëndron nën ndikimin e qeverisë turke ATIB. Ajo përmes një ndërlidhje ligjore me një kompani leasing nga Belgjika ka punësuar imamët. Pasi që imamët çdo vit duhet ta vazhdojn lejen e qëndrimit, atyre nuk po ju vazhdohet ajo nga Ministria e Mbrendshme  pasi që ata nuk kanë të ardhura të siguruara nga Austria.

Përshtati:

Vahidin Beluli

Antarë i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Austrisë

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit