Bashkimi Europian ndihmon Kosovën në luftimin e dukurive negative

Mos i humb

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalie Apostolova, e ftuar në fushatën vetëdijësuese kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, tha se Kosova ka mbështetjen e plotë të BE-së në luftimin e kësaj dukurie.

Apostolova bëri të ditur se Bashkimi Europian ka ndihmuar në trajnimin e policëve dhe gjyqtarëve të Kosovës si dhe ka ofruar 1 milion euro grante në projektin për të luftuar trafikimin me qenie njerëzore.

“Trafikimi me qenie njerëzore është në kundërshtim me të gjitha të drejtat e njeriut. Grupet më të cenueshme në shoqëritë tona përfshinë më së shumti fëmijët.Aktiviteti i trafikimit në qenie njerëzore i kthen njerëzit në mallra dhe shkatërron jetën e tyre. Me kalimin e viteve BE ka vënë një kornizë ligjore të qëndrueshme dhe ka vendosur një strategji për ta çrrënjosur trafikimin me qenie njerëzore. Bashkimi Europian mbështet Kosovën në këtë rrafsh, që nga viti 2017 duke i ofruar trajnim Policisë së Kosovës e gjyqtarëve, kështu duke ofruar një 1 milion euro grante për projektin për të luftuar trafikimin me qenien njerëzore”, tha Apostolova, duke shtuar se këtë dukuri duhet ta luftojmë në çdo nivel, kështu siç tha ajo se duhet ta përdorim një qasje gjithëpërfshirëse për të parandaluar atë.

“Trafikimi i qenieve njerëzore është një nga format moderne të skllavërisë. Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje që ta zvogëlojë trafikimin me njerëz. Luftimi i trafikimit të qenieve njerëzore është përgjegjësi individuale, por ne duhet ta luftojmë atë në cdo nivel. Duhet të përdorim një qasje gjithëpërfshirëse për të parandaluar trafikimin”. u shpreh Apostolova.

Ndërsa, Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj bëri të ditur se të gjitha vendet e BE-së mbështesin Kosovën në luftën kundër krimit të organizuar.

“Kosova ka hartuar ligjin për kompenzimin ndaj viktimave të krimit. Policia e Kosovës ka zbatuar 21 plane operative, për raste kriminale të ngritura ligjore për trafikim me qenie njerëzore. Kosova është e sfiduar në këtë luftë pasi nuk është pjesë e Interpolit por ju sigurojmë se të gjitha vendet e Bashkimit Europian kanë një partner të tyre, Kosovën për të luftuar krimin e organizuar”, tha Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit