Bastiset shtëpia e Milan Radoiçiçit

Mos i humb

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë bastisur sot në mëngjes shtëpinë e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

Ai është kërkuar me urdhër të prokurorit në kuadër të një operacioni arrestimesh që ka të bëjë me vrasjen e ish-liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, në janar të këtij viti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, nuk ka pranuar të konfirmojë nëse shtëpia e Radoiçiçit ka qenë cak i Policisë.

Ai ka thënë se tre persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Ivanoviçit, ndërsa një i katërt për shkak të pengimit të Policisë në kryerjen e detyrave të tyre./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit