Bazeli, qyteti më i sigurt në Europë

Mos i humb

Zvicra është një nga qytetet me më pak krime në Europë dhe botë, e rrjedhimisht nga kjo edhe qytetet e saj janë të sigurta.

Sipas indeksit të krimit të Numbeo, një nga bazat më të mëdha të të dhënave në botë, tri nga katër qytetet më të sigurta në Europë, ndodhen në Zvicër.

Në vendin e parë në Europë, si qyteti më i sigurt është Bazeli, duke u pasuar nga Berna, Munihu i Gjermanisë, Cyrihu, e kështu me radhë.

Derisa Bazeli është në vendin e parë më të sigurt në Evropë, në renditjen botërore renditet i treti pas Abu Dabit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Dohës së Katarit.

Tirana ndodhet në vendin e 209-të në botë, duke u klasifikuar si një qytet mjaft i sigurt dhe ku nuk ndodhin shumë krime.

Indeksi i Krimit, sipas Numbeos, është një vlerësim i nivelit të përgjithshëm të krimit në një qytet apo një shtet të caktuar./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit