BBC: Vrasja ndodhi nën “hijen” e një konflikti

Mos i humb

Ngjarja e sotme në Mitrovicën veriore, ku Oliver Ivanoviq mbeti i vrarë pas të shtënave me armë, mund të ngrejë tensionet ndëretnike në vend, edhe pse kryesi i kësaj vepre ende nuk dihet se kush mund të jetë.

“Oliver Ivanoviq është qëlluar për vdekje jashtë zyrave të partisë së tij në veriun e Mitrovicës të drejtuar nga serbët. Ivanoviqi, i parë si një udhëheqës i moderuar serb, u qëllua katër herë në gjoks dhe vdiq më vonë në spital, tha avokati i tij Nebojsha Vlajiq”, shkruan BBC.

Tutje në shkrimin e sotëm të këtij mediumi tregon se si negociatorët e qeverisë serbe dolën nga bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja me shqiptarët e Kosovës në Bruksel pas këtij lajmi.

Nën hije të konfliktit mbetet Kosova pas vrasjes së Ivanoviqit, 64 vjeç, i cili sipas BBC, ai kishte luajtur një rol udhëheqës në negociatat me NATO-n dhe BE-në.

“Ai ishte duke u përballur me një rigjykim për krime të dyshuara të luftës kundër shqiptarëve etnikë të kryer më 1999. Në janar të vitit 2016, gjyqtarët e BE-së në Kosovë e dënuan atë me nëntë vjet, por vendimi u rrëzua nga një gjykatë apeli një vit më vonë” , transmeton Indeksonline

BBC-ja vazhdon tutje me shkrimin e saj se si qeveria serbe po mban një takim të jashtëzakonshëm të sigurisë në Beograd. Ivanoviqi u ngrit në politikën serbe të Kosovës gjatë konfliktit të territorit në vitin 1999, kur forcat serbe luftuan kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kryen krime të luftës kundër civilëve shqiptarë etnikë.

“Një fushatë ajrore e NATO-s bëri që Serbia të tërhiqte trupat e saj, por një ekip i rendit dhe ligjit i BE-së mbetet në Kosovë. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Ajo është njohur nga 115 vende, por jo nga Serbia dhe aleati i saj, Rusia”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit