BE bën thirrje për bashkëpunim kundër koronavirusit

Mos i humb

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, lidhur me epideminë e koronavirusit të ri (COVID-19) tha se “Asnjë vend anëtar i BE-së nuk mund ta kapërcejë i vetëm këtë krizë”.

Në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE), Von der Leyen, rikujtoi se për të ngadalësuar epideminë e koronavirusit personat duhet të zbatojnë distancën sociale.

Shumë vende të BE-së kanë mbyllur kufijtë si hap të parë kundër koronavirusit, vuri në dukje ajo, e cila theksoi më tej se “Një krizë e cila nuk ka kufij nuk mund të zgjidhet duke vendosur barriera”.

Duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë e qarkullimit të lirë të mallrave dhe shërbimeve në Evropë, Presidentja e KE-së, vlerësoi se “Është e pakuptimtë që disa vende në mënyrë të njëanshme të pengojnë kalimin e produkteve në tregun e brendshëm. Vendet duhet të bashkëpunojnë ngushtë në luftën kundër koronavirusit. Asnjë vend anëtar i BE-së nuk mund ta kapërcejë i vetëm këtë krizë”.

Vendet e BE-së duhet të besojnë dhe të kenë siguri te njëri-tjetri tha Ursula von der Leyen, e cila shpjegoi se Evropa ndodhet në një pikë kthese dhe se virusi nuk duhet të ndajë vendet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit