BE dha mbi 670.000 shtetësi më 2018, shqiptarët ndër përfituesit më të mëdhenj

Mos i humb

Rreth 672.300 njerëz fituan shtetësinë e BE-së në një prej 27 vendeve anëtare në vitin 2018, bëri të ditur Eurostat, (AA).

Megjithatë, pat një ulje krahasuar me një vit më parë, kur kjo shifër ishte 700.600.

Shumica e aplikimeve janë bërë nga qytetarë të vendeve jashtë BE-së ose pa shtetësi, ndërsa 13 për qind ishin ish-qytetarë të një anëtari tjetër nga blloku.

Grupi më i madh që fitoi nënshtetësi të një shteti anëtar të BE-së, ku ata jetuan në vitin 2018 ishin shtetasit e Marokut (67.200 njerëz, nga të cilët 84 për qind fituan shtetësinë e Spanjës, Italisë, apo Francës).

Të pasuar nga Shqipëria (47.400, 97 për qind fituan shtetësinë e Greqisë ose Italisë), dhe Turqia (28.400, 59 për qind fituan shtetësinë gjermane).

Të dhënat e Eurostat treguan se rumunët (21.500 njerëz), polakët (13.900) dhe italianët (8.100) ishin tre grupet më të mëdha të qytetarëve të BE-së që fituan shtetësinë e një anëtari tjetër të bllokut.

Luksemburgu dhe Spanja shënuan rritjen më të lartë të dhënies së shtetësisë, përkatësisht 40 për qind dhe 37 për qind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit