Ballina Shqipëria BE: Djegia e mandateve cënon integrimin. Ka progres, por duhet ende punë...

BE: Djegia e mandateve cënon integrimin. Ka progres, por duhet ende punë për 3 muajt e ardhshëm

26
0

Në prag të protestës së 16 marsit, BE ka apeluar për shmangien e dhunës, teksa ka ritheksuar se djegie në bllok e mandateve ka cenuar procesin e integrimit të vendit.

Në deklaratën e saj, BE nënvizon se Shqipëria ka bërë progres me Reformën në Drejtësi si edhe në luftën kundër krimit të organizuar, por ka ende shumë punë për të bërë në tre muajt e ardhshëm.

Dekalarata e plotë e BE

Në funksion të protestës së ardhshme të 16 marsi, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë riafirmon rëndësinë e të drejtës themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të demonstruar. Kjo e drejtë është një shtyllë qendrore në çdo shoqëri demokratike, por ajo duhet të ushtrohet në mënyrë të qetë, pa iu drejtuar dhunë. Çdo formë e nxitjes ndaj dhunës nuk është e tolerueshme. Ne i bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë liderëve të partisë që të tregojnë përgjegjësi për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave.

Siç është deklaruar, konsiderojmë se vendimi për të hequr dorë nga mandatet parlamentare pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri, dhe kjo ndikon në integrimin në BE të vendit – një perspektivë të përbashkët plotësisht nga 93% e qytetarëve shqiptarë.

Ne vazhdojmë të mbështesim ata që janë të angazhuar në procesin demokratik në Parlament, edhe për të mbrojtur interesat e popullsisë shqiptare, të cilët dëshirojnë për të lëvizur drejt BE-së. Progres është bërë që nga qershori i kaluar në mënyrë të veçantë në reformën në drejtësi, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, por ka ende shumë punë për të bërë në tre muajt e ardhshëm.

Tanimë është shumë urgjente për të kapërcyer situatën aktuale politike, duke krijuar një platformë kombëtare të dialogut mes të gjitha palëve të interesuara, edhe në funksion të zgjedhjeve lokale në qershor. Shqipëria ka nevojë për një dialog ndërpartiak për reformat më urgjente, duke përfshirë reformimin e kuadrit zgjedhor ligjor në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here