BE do të investojë 1.5 miliardë euro në inteligjencën artificiale

Mos i humb

 

 

Komisioni i Bashkimit Europian (BE), njoftoi se deri në vitin 2020 do të investojë 1.5 miliardë dollarë në programet e hulumtimit dhe zhvillimit në fushën e inteligjencës artificiale.

Komisioni Evropian, publikoi masat për të rritur investimet dhe forcimin e konkurrencës në fushën e inteligjencës artificiale në shtetet anëtare.

Sipas kësaj BE-ja nga programi Horizon 2020, të cilën e krijoi për të mbështetur kërkimet shkencore, projektet e zhvillimit dhe inovacionit, do të realizojë një investim prej 1.5 miliardë dollarë në fushën e inteligjencës artificiale.

Me këtë burim do të mbështetet zhvillimi i inteligjencës artificiale në sektorët e rëndësishëm si transport dhe shëndetësi.

Ndërkohë, në shtetet anëtare të BE-së në fushën e inteligjencës artificiale në vit ndahen burime prej gjithsej 4 miliardë dollarë, ndërsa kjo shifër në SHBA kalon 20 miliardë dollarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit