BE do të rrisë buxhetin e saj për sigurinë

Mos i humb

 

Bashkimi Europian (BE) po përgatitet të transferojë 4.8 miliardë euro për sigurinë në buxhetin e saj të ardhshëm.

Në deklaratën e BE-së, thuhet se problemet e sigurisë janë bërë gjithnjë e më komplekse dhe se ato kanë arritur në nivel ndërkombëtar.

Në deklaratën, ku vihet në dukje se fondi i sigurisë duhet të rritet me qëllim që BE-ja të përballet me sprovat e ardhshme të sigurisë dhe situatat emergjente, theksohet se BE parashikon që të rrisë në 4.8 miliardë euro buxhetin për sigurinë për të cilin janë ndarë 3.5 miliardë euro në buxhetin 2021-2027.

Më tej në deklaratë janë përmendur edhe qëndrimet e nënpresidentit të parë të Komisionit Evropian, Frans Timmermans, i cili ka thënë: “Qytarët evropianë presin që shtetet e tyre dhe BE-ja të ofrojnë siguri. Fondet fleksibile të sigurisë të përshtatura sipas nevojave të vendeve anëtare do të mundësojnë mbrojtje më të mirë për evropianët”.

Komisioneri i BE-së përgjegjës për Sigurinë e Unionit, Julian King, gjithashtu ka theksuar se BE-ja duhet të jetë e përgatitur për kërcënimet e sigurisë shumëpalëshe, ndërkufitare dhe vazhdimisht me dimensione në ndryshim që rrjedhin nga terroristët dhe kriminelët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit