Bashkimi Europian (BE) përgatitet të rrisë pjesën e energjisë së rinovueshme në konsumin total të energjisë për 32 për qind deri më 2030.
Komisioni Evropian njoftoi se kanë arritur dakordësim politik në takimin mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Europian për përditësimin e objektivave të energjisë së rinovueshme.
Sipas kësaj BE-ja objektivin e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë do ta rrisë nga 27 për qind në 32 për qind.
Gjithashtu do të zhvillohet planifikimi dhe besueshmëria e programeve të mbështetjes së energjive të rinovueshme.
Do të lehtësohen procedurat administrative të energjisë së rinovueshme. Do të krijohet kornizë e qëndrueshme dhe e qartë rregullatore për ata që plotësojnë konsumin e tyre të energjisë.
Poashtu do të rritet rëndësia e energjisë së rinovushme në sektorët e transportit dhe klimatizimit. Do të rritet përdorimi i bioenergjisë në vendet anëtare të BE-së.
Që të dekretohet, kjo ka nevojë për miratimin zyrtar të Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Europian.