BE ende është larg nga të qënit një fuqi globale

Mos i humb

 

Vazhdon të bëjë jehonë në të gjithë kontinentin deklarata e Presidentit të Komisionit Evropian (KE) Jean-Claude Juncker se “Evropa ka humbur fuqinë në skenën globale”.

Deklarata e Junckerit, i cili në një intervistë për një gazetë holandeze ka thënë e “Evropa po humb fuqinë në skenën botërore. Mendojmë se jemi padroni i botës, por në të vërtetë ne harrojmë që ne jemi një pjesë e vogël dhe e dobët e universit”.

Është e mundur që të ndahen në dy fusha ku janë shënuar dështimet e BE-së, në dinamikën brenda unitetit dhe në skenën ndërkombëtare.

BE-ja në njërën anë zhvillon negociata të vështira për të ndarë rrugët me Britaninë e Madhe e cila ishte një nga anëtaret më të fuqishme brenda Unionit dhe në anën tjetër merret me thellimin e ndarjes mes anëtarëve “lindorë dhe perëndimorë”.

Edhe në arenën ndërkombëtare, ku ka mosmarrëveshje serioze lidhur me marrëveshjen bërthamore të Iranit, të cilën BE-ja e konsideron se “histori e suksesit” të saj, shihet se ajo nuk ka kaluar në zbatimin e iniciativave për Sirinë dhe Palestinën.

BE për herë të parë humb anëtar

Një nga dështimet më të fundit të BE-së, që mburret me solidaritetin dhe politikat e integrimit që nga fillimi i formimit të saj, u zbulua me vendimin e Britanisë për të dalë nga BE-ja.

BE-ja e cila për herë të parë ka humbur një anëtar të saj, krahas humbjes së madhe të reputacionit ka bërë edhe një përpjekje të madhe për të siguruar që edhe shtetet tjera anëtare të mos përfshihen në dëshira të ngjashme për t’u larguar.

Thellohet ndarja Lindje-Perëndim

Për shkak të krizës së refugjatëve, është thelluar ndarja mes anëtarëve lindorë dhe perëndimorë të Unionit. Po dalin në pah edhe në fusha të tjera tensionet mes zyrtarëve të BE-së dhe Hungarisë, Polonisë, Çekisë, Sllovakisë të njohur gjithashtu si “Grupi i Vishegradit” të cilët nuk pranojnë refugjatë dhe nuk përmbushin angazhimet e tyre në kuadrin e sistemit të kuotave të detyrueshme.

BE-ja akuzon Poloninë për shkeljen e sundimit të ligjit me reformat që ka bërë në gjyqësor ndërsa për Hungarinë pretendon se ajo ka vënë në objektiv organizatat joqeveritare. Duke vënë në menaxhim nenin 7 që mund ti heqë të drejtën e votës në Këshillin e BE-së Polonisë, po diskutohet gjithashtu që BE-ja të vendosë në funksion një proces të ngjashëm edhe për Hungarinë duke mbrojtur idenë se ajo po largohet nga “parimet demokratike”.

Nga ana tjetër, mendohet gjerësisht se ndarja që thellohet duhet të reflektohet në buxhetin e BE. Propozohet që vendeve të Evropës Lindore, të cilat marrin një sasi të lartë ndihme nga fondet e harmonizimit të BE-së, këto ndihma t’i jepen pas vitit 2020 proporcionalisht me përmbushjen e parimit të “sundimit të ligjit”.

Kriza e refugjatëve

Suksesi themelor i BE-së e cila u ballafaqua me një kërcënim serioz me krizën e refugjatëve që shpërtheu në vitin 2015 del në pah me suksesin e marrëveshjes së 18 marsit të arritur me Turqinë. Shihet se falë kësaj marrëveshjeje BE-ja shpëtoi nga një krizë e madhe pasi mori nën kontroll problemin e rrjedhës së refugjatëve ilegalë që ajo po përjetonte.

Por, në përgjithësi, edhe problemi i refugjatëve përshkruhet si një nga dështimet më të mëdha të vendeve të BE-së, të cilat nuk mundën të pranojnë as edhe 160 mijë azilkërkues përmes sistemit të kuotave të detyrueshme.

BE e cila nuk ka mundur të sigurojë me Libinë një marrëveshje të ngjashme që arriti me Turqinë, ajo ende nuk ka gjetur zgjidhje për rrjedhën e refugjatëve që kanë si destinacion Mesdheun.

Të dhënat ekonomike dhe demografike

BE-ja e cila u përball me një krizë ekonomike në vitin 2008, pritet që këtë vit të ketë një rritje në nivelin prej 2 për qind. Nëse mendohet se rritja e ekonomisë globale është parashikur në nivelin prej rreth 4 për qind, pritet që me këtë rritje nga pikëpamja ekonomike të dobësohet edhe më shumë roli udhëheqës i BE-së.

Nga ana tjetër, pavarësisht nga rënia e papunësisë në të gjithë kontinentin, dalin në plan të parë si probleme të mëdha fakti që shifrat nuk kanë arritur ende në shifrat e periudhës para krizës dhe fakti i rritjes së lartë të papunësisë në mesin e popullatës së re.

Ndërsa në kuptimin demografik, shihet se ka një rritje shumë të ulët në popullatën e BE-së për shkak të rritjes së ulët të lindjeve dhe popullatës që bëhet gjithnjë e më të vjetër. Popullsia e Unionit me 28 vende anëtare është vërejtur se ka shënuar një rritje me vetëm 1.5 milionë mes viteve 2016-2017.

Juncker, ka theksuar se evropianët, të cilët në fillim të shekullit 20 përbënin 25 për qind të popullsisë së botës, për shkak të rënies demografike ata do të përbëjnë vetëm 4 për qind të popullsisë së botës deri në fund të shekullit.

Shpesh theksohet se alternativa e vetme për BE për të zgjidhur problemin e popullsisë është pranimi i refugjatëve.

BE nuk ka arritur të bëhet një fuqi globale

Vërehet se BE-ja, e cila po përpiqet të dominojë në skenën ndërkombëtare me fuqi të butë dhe aftësi të mbrojtjes së përbashkët që po përpiqet të zhvillojë, nuk ka qenë mjaft e suksesshme.

Pasi ka luajtur një rol pas shpërthimit të krizës në Ukrainë në vitin 2013, BE po ashtu nuk ka dhënë asnjë kontribut në zgjidhjen e kësaj krize. Ajo nuk ka hedhur asnjë hap përveç se ka dënuar dhe ka zbatuar disa sanksione ndaj Rusisë e cila ka aneksuar njëanshëm Krimenë dhe e cila është aktive në lindje të Ukrainës.

Ndërsa vendimi i SHBA-ve për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, ka sjellë pritshmëritë që BE-ja të luajë një rol më përcaktues në problemin Izrael-Palestinë. Zyrtarët e BE-së në një kohë të shkurtër pas këtij vendimi pritën në Bruksel presidentin palestinez Mahmud Abbas dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Por, pavarësisht se BE-ja gjykoi rolin e SHBA-ve në këtë çështje, u vërejt se ajo mbeti nën hijen e administratës së Washingtonit. Duke dashur që të ndërmarrë një rol më aktiv në problemin Izrael-Palestinë, BE-ja duke mos e vërejtur se SHBA-ja kishte humbur kredibilitetin e saj në këtë çështje ajo vazhdoi të theksonte se SHBA-të nuk duhet të përjashtoheshin në procesin e paqes.

Ndërkohë që nuk ka qenë ndryshe edhe situata në luftën e Sirisë e cila është shndërruar në tragjedinë më të madhe njerëzore të historisë së kohëve të fundit. BE-ja nuk ka ndërmarrë ansjë veprim që të ndryshojë rrjedhën e luftës së Sirisë, por është mjaftuar vetëm me disa takime të shpeshta të aktorëve rajonalë, duke bërë thirrje për “përmbajtje të palëve” dhe ka publikuar mesazhe për “dënimin” e veprimeve.

Ajo gjithashtu pavarësisht reklamave dhe prezantimeve të shumta ka dështuar edhe në mbledhjen e ndihmave të cilat priteshin të mblidheshin në Konferencën e Sirisë të cilën e zhvilloi javën e kaluar me Kombet e Bashkuara.

Vërehet qartë se edhe marrëveshja bërthamore me Iranin, të cilën BE e ka udhëhequr si “histori e suksesit” të saj, është nën kërcënim. Teksa qeveria e SHBA-ve përgatitet të prishë marrëveshjen, ka filluar që për marrëveshjen bërthamore të vijnë deklarata të ndryshme mes anëtarëve të BE-së.

Pavarësisht se Përfaqësuesja e Lartë për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, ka mbrojtur idenë se të gjithë anëtarët e Unionit janë në të njëjtin mendim sa i përket çështjes së marrëveshjes bërthamore me Iranin, tërheqin vëmendjen deklaratat e ndryshme nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel të cilët zhvilluan një vizitë njëri pas tjetrit në SHBA.

Macron dhe Merkel duke bërë të ditur se ka mangësi në marrëveshje theksuan se e shohin si të mundshme korrigjimin e saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit