BE gjobit MasterCard me 570 milionë euro

Mos i humb

Komisioni Europian ka shqiptuar gjobë për MasterCard në vlerë prej 570 milionë euro.

Në njoftimin e Komisionit Europian theksohet se ka përfunduar hetimi i cili u nis në vitin 2013 lidhur me kufizimin e pagesës tejkufitare të vendosura nga MasterCard tek tregtarët.

Hetimi zbuloi se MasterCard shkeli të ashtuquajturat rregulla anti-monopole të Bashkimit Europian (BE), për çka Komisioni Europian shqiptoi një gjobë në shumë prej 570 milion euro.

“MasterCard, duke shkelur rregullat, bllokoi qasjen e tregtarëve në bankat që ofrojnë kushte më të mira në vendet e tjera anëtare të BE-së dhe në mënyrë artificiale rriti shpenzimet e pagesës me kartelë. Kjo ka shkaktuar dëme të blerësve dhe tregtarëve në BE “, tha Margatheta Vestager, anëtare e Komisionit Europian përgjegjëse për çështjet konkurruese.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit