BE-ja dhe Britania zhvillojnë bisedime për marrëdhëniet pas Brexit-it

Mos i humb

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe janë duke zhvilluar bisedime për Brexit-in, pavarësisht pandemisë globale COVID-19 që në masë të konsiderueshme ka ndryshuar rendin e ditës në skenën globale politike dhe ekonomike.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Daniele Ferrie tha sot para gazetarëve në Bruksel se edhe javën e kaluar janë mbajtur takime të rregullta të delegacionit të BE-së dhe Britanisë.

Ai tha se me shefin e delegacionit britanik, Michael Barnier javën e ardhshme do të bisedojë për të ardhmen e procesit të bisedimeve.

Komenti i Ferrie vijoi pas pyetjes së gazetarëve nëse mund të vjen deri tek pezullimi i bisedimeve pasi me COVID-19 është infektuar edhe kryeministri britanik Boris Johnson i cili mbrëmë u shtrua në repartin e kujdesit intensiv.

Barnier më 19 mars njoftoi se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe është në karantinë.

Pas Brexit-it, Britania zhvilloi bisedime me BE-në për marrëdhëniet e ardhshme ekonomike, politike dhe sociale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit