BE-ja dhe Shqipëria me marrëveshje për kontrollin kufitar

Mos i humb

Bashkimi Europian thotë se ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë duke lejuar rojet kufitare të BE-së të hyjnë në vendin ballkanik për të ndihmuar në kontrollin e emigrantëve, marrëveshja e parë e llojit të tillë mese Shqipërisë dhe BE-së.

Selia e BE tha të premten se marrëveshja “ka për qëllim luftimin e migracionit të parregullt, në veçanti ndryshimet e papritura në flukset migratore dhe krimin ndërkufitar”, siç transmeton Reuters dhe mediat ndërkombëtare.

Shqipëria, e cila nuk është ende anëtare e BE-SË, është bërë një rrugë e preferuar për emigrantët që shkojnë drejt Europës veriore nga Greqia dhe Bullgaria që kur Serbia ka shtrënguar kontrollet kufitare.

Rojet kufitare mund të hyjnë në Shqipëri, nëse Tirana është dakord dhe do të jetë e armatosur. Ata nuk do të vepronin sipas ligjit shqiptar dhe nuk mund të kontrolloheshin.

Komisionari i BE për Migracionin Dimitris Avramopulos tha se marrëveshja “është një moment historik në bashkëpunimin e jashtëm të BE në menaxhimin e kufijve”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit