BE-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën për fuqizimin e sistemit të drejtësisë

Mos i humb

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka përmbyllur sot projektin e binjakëzimit të BE-së “Fuqizimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit”, projekt ky i cili kishte qëllim, forcimin e kapaciteteve për formulimin e politikave dhe hartimin e legjislacionit, si dhe zbatimin efikas të tij brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të tjera përkatëse.

Me këtë rast, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke folur për rëndësinë e projektit në fjalë, ndër të tjera tha se qëllimi ynë është që t’i afrohemi sa më shumë Bashkimit Evropian dhe të hyjmë në familjen e tyre të madhe.

Tutje, ai shtoi se Kosovës edhe në të ardhmen nuk di të mungoj bashkëpunimi  me Bashkimin Evropian dhe institucionet e tjera të vendeve mike të Kosovës.

“Qëllimi ynë është që në të ardhmen të jemi pjesë e familjes së madhe të BE-se. Këto rregulla e këto ligje që po hyjnë në fuqi dëshirojë shumë që të jenë në linjë të plotë me Bashkimin Evropian. Jam i bindur që edhe në të ardhmen do të bëjmë projekte të reja për ta fuqizuar ligjin. Uroj që ky projekt të mos jetë i fundit, por si urëlidhëse e projekteve të së ardhmes”, tha Tahiri.

Ndërsa Ricardo Serri, udhëheqës i Z zyrës EUI/EUSR në Kosovë, tha se projekti në fjalë ka kushtuar 1.2 milio euro, ndërsa që nga viti 2009, Bashkimi Evropian ka investuar 190 milion euro me qëllimin e vetëm që t’i ndihmoj Kosovës në sistemin e drejtësisë.

“Sistemi i drejtësisë është prioritet për ne, po ashtu është çështje komplekse, për të cilën duhet kohë që sistemi i drejtësisë të funksionoj. Në mënyrë që të ju ndihmojmë juve ne kemi investuar nga viti 2007, 190 milion euro. Ndërsa ky projekt do të kushtoj 1.2 milion euro, jemi dakorduar që ta vazhdojmë projektin edhe më tutje. Tani procesi është duke pasur frutat e para, sepse ka synim të përcaktoj rolin e Ministrisë së Drejtësisë në rrugën e Bashkimit Evropian”, tha Serri, ndërsa bëri të ditur se  vitin e ardhshëm do të lansohet një projekt i ri i cili do të kushtoj 7 milion euro.

“Vitin e ardhshëm BE do të lansoj një program të shkallës së lartë që vjen me tipare të reja dhe do të ketë një zbatim më fleksibil dhe kushton 7 milion euro për ta fuqizuar më shumë sistemi e drejtësisë në Kosovë. BE mbetet e përkushtuar t’i mbështet institucionet e Kosovës”, tha Serri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit