BE-ja e quan “partner strategjik” Turqinë

Mos i humb

Zv/presidenti i Komisionit Evropian për vendet e punës, rritjen ekonomike, investimet dhe konkurrencën, Jyki Katainen, ka deklaruar se Turqia dhe Bashkimi Europian (BE) janë “partnerë strategjik”.

Katainen, pas takimit me zëvendëskryeministrin e Turqisë, Mehmet Şimşek, si pjesë e dialogut të lartë BE-Turqi të mbajtur në Bruksel, ka theksuar se, “Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin për të lulëzuar ekonomikisht dhe për të zgjidhur sfida të mëdha ndërkombëtare të përbashkëta”.

Siç njofton Komisioni Europian, Katainen dhe Şimşek, i cili është ministër përgjegjës për ekonominë turke, u takuan për të diskutuar mbi “përforcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy partnerëve dhe krijimin e një platforme të përbashkët për të bashkuar qarqet e biznesit”.

Katainen tha se së bashku, komuneti i biznesit turk dhe evropian, duan një përditësim të Marrëveshjes së Unionit Doganor midis bllokut dhe Ankarasë, si dhe liberalizimit të vizave.

Pavarësisht asaj që nuk është anëtare e BE-së, Turqia është anëtare e Marrëveshjes së Unionit Doganor që nga viti 1995, por kjo nuk përfshin bujqësinë (përveç produkteve të përpunuara bujqësore), shërbimeve apo prokurimit publik.

Ankaraja dëshiron të përfshijë shërbimet, kontraktimin qeveritar dhe shumicën e mallrave bujqësore.

Sot më herët, Şimşek tha se Turqia do të përditësojë marrëveshjen e doganave me BE-në, sepse kompanitë turke nuk kanë frikë nga konkurrenca e kompanive në BE.

“Një përditësim i marrëveshjes së doganave midis BE-së dhe Turqisë është në interesin e të gjithëve”, tha Şimşek në konferencën e ekonomisë turke, organizuar nga Qendra Europiane e Politikave në Bruksel./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit