BE-ja refuzon kërkesën e Qeverisë për mbulim financiar të energjisë së pafaturuar në veri

Mos i humb

 

 

Kërkesës së Qeverisë së Kosovës për mbulim financiar të humbjeve të energjisë për të cilën nuk paguhet në komunat veriore të vendit i është përgjigjur negativisht Bashkimi Europian.

Kërkesa është dërguar në muajin mars nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), përderisa kjo e fundit ka njoftuar se e njëjta nuk ka marrë përgjigje pozitive.

Tani Qeveria dhe MZHE-ja po kërkojnë forma të tjera të kompensimit, derisa të zbatohet Marrëveshja për energjinë, e arritur në Bruksel më 2013 mes Kosovës dhe Serbisë , shkruan koha ditore. “Bashkë me Zyrën e kryeministrit dhe KOSTT-in, si dhe Zyrën e rregullatorit si përgjegjëse për përcaktimin e tarifave dhe monitorimin e sigurisë së furnizimit në tërë territorin e Kosovës jemi duke punuar që të gjejmë një zgjidhje transicionale deri në përmbushjen nga ana e Serbisë të obligimeve që derivojnë nga Marrëveshja e Brukselit”, thuhet në përgjigjen e MZHE-së…/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit