BE-ja” shuplakë” Kosovës, nuk ka datë të anëtarësimit

Mos i humb

Qeveria e Kosovës ka ngritur si shqetësim për qasje selektive të Bashkimit Evropina, lidhur me zgjerim për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Serbisë dhe Malit të Zi iu janë dhënë datat kur ka mundësi të anëtarësohen por jo edhe Kosovës e Shqipërisë.
Në mbledhjen e Qeverisë u njoftuar se BE është duke përgatitur strategjinë për zgjerim por dokumenti nuk jep kushte dhe as afate kohore sa i përket procesit të integrimit të vendit tonë, dhe kjo e bënë të paqartë të ardhmen e raporteve të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Ky dokument është duke qarkulluar te vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe do të bëhet publike më 7 shkurt 2018.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Bashkimi Evropian, me nismën e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, është duke përgatitur strategjinë për zgjerim për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë strategji reflektohet për hapat që duhet të ndërmarrin shtetet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu në këtë strategji tregohet edhe për të arriturat dhe hapat e mëtejmë që duhet të ndërmarrë Republika e Kosovës.

Hoxhaj ka shprehur shqetësimin për një qasje selektive që i bëhet vendeve të rajonit në këtë dokument strategjik të Komisionit Evropian.

Hoxhaj: Kosova pa datë dhe pa kritere

“Së pari si Qeveri e përshëndesim iniciativën e BE-së për të dal me një kalendar kohor dhe me një strategji konkrete se kur mund të përfshihen vendet e mbetura të Ballkanit perëndimor në BE. Por qasja është pa dyshim selektive. Meqë ka një datë konkrete që deri dhe një vit konkret që deri në vitin 2025, Seria dhe Mali i Zi i përmbushin kriteret e brendshme mund të jenë pjesë e BE-së . Kur është fjala tek Kosova, edhe ky është shqetësimi jonë, kur është fjala te Kosova ka një formulim shumë të përgjithshëm. Po jo vetëm për Kosovës po edhe për Shqipërinë edhe për Maqedoninë por është çështje e tyre edhe Bosnjën por është çështje e tyre se a reagojnë a nuk reagojnë. Sa i takon Kosovë s’ka një formulim shumë të përgjithshëm ku thuhet: këto shtete priten që të arrijnë progres të konsiderueshëm në rrugën e tyre drejtë BE-së. Dhe munden që në momentin që kushtet objektive që lejojnë të lëvizin drejtë hapit tjetër në progres të anëtarësimit. Ky formulim realisht, vendin tonë nuk e qon askund. Dhe ky është një shqetësim serioz “, tha Hoxhaj.

Hoxhaj po ashtu tha se Kosova rrezikon që në vitet e ardhme zbatimi i MSA-së të jetë i një anshëm.

Hoxhaj: Kosova e rrezikuar që MSA të implemnetohet një anshëm

“Së dyti, strategjia ofron kushte dhe kritere të cilat duhet t’i përmbushin vendet tjera të rajonit, po sa i takon Kosovës nuk ofron as kushte, as afate kohore. Kështu që ne rrezikohemi që zbatimin e MSA-së ta shohim viteve të ardhshme si një proces të një anshëm. Si një kërkesë tonë të brendshme dhe të jashtme po jo si një partneritet i dyanshëm. Së treti progresi i Serbisë drejtë anëtarësimit në BE, ndërlidhet edhe me progresin e mbylljes së dialogut me Kosovës përmes një nënshkrimi të një marrëveshje të obligueshme ligjore deri në vitin 20125-së. Ky është një lajm shumë i mirë. Se do të thotë BE –ja vendos kushte në raport me Serbinë, por nuk thuhet asgjë për Kosovën. Nëse ne marrim pjesë në dialog dhe nëse ne jemi faktor të paqes dhe stabilitetit në rajon , i përmbushim kriteret e brendshme e zbatojmë MSA-në , shtrohet pyetja në çfarë forme do të duhej të shpërblehem. Me çka shpërblehemi “, th a Hoxhaj.

Ai ka shtuar se neve na duhet një udhërrëfyes se ku mund të jemi pas zbatimit të MSA-së. Të paktën, sipas tij, do të duhej ta dinë, nëse aplikojnë në fund të 2018-të për ta marrë statusin e kandidatit, a mund ta marrim statusin e kandidatit, brenda dy apo tre vite, sikurse që e kanë marrë vendet tjera të rajonit.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj, ka gjetë si fajtorë pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovë.

Haradinaj: Pengesa po nga bëhet nga 5 vendet që nuk na kanë njohur

“Po ne vërtet i kemi shqetësimet tona për një po e quaj ashtu, marrëdhënie e cila nuk po e merr karakterin e mirëfilltë . Bindja ime është se pengesat më të mëdha Kosova i ka te 5-sëshja që se ka njohur Kosovës. Rezultat i të cilave i kësaj situate po mendojmë se edhe marrëdhëniet s’po avancojnë, stadin tjetër e që është më se e domosdoshëm. Pra është disi e padrejtë që Kosova me vuajt pra një marrëdhënie që ka BE-ja mes vete për Kosovën e që është e 5-sëshja që se ka njohur Kosovën. Besoj zëvendëskryeministër është kjo shqetësim”, tha Haradinaj.

Ndryshe, mbledhja e qeverisë është hapur me një minutë heshtje për politikanin nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, i cili u vra javën e kaluar.

Kryeministri ka theksuar angazhimin e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës që ky rast të zbardhet. Më një minutë heshtje Qeveria e Kosovës gjithashtu ka nderuar edhe liderin e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, Jonuz Musliu, i cili ka ndërruar jetë javën e kaluar.

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme, ka shqyrtuar propozim-vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për anëtarë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin e propozuar nga ministri i Punëve të Brendshme për emërimin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave. Mandati i drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent zgjatë pesë vjet.

Me vendimin e miratuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme është bërë plotësimi dhe ndryshimi i vendimit për përbërjen e Komisionit të Ankesave për të Huajt . Sipas këtij plotësim ndryshimi, Komisioni i Ankesave për të Huajt ka emëruar anëtarët e komisionit.

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe ka aprovuar vendimin për nismën e lidhjes së marrëveshjes me Bashkimin Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport –“Erasmus plus”. Është miratuar vendimi për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga Ndërtimi i Rrugës Nacionale Prishtinë-Pejë, Segmenti Balince – Pejë, Komuna Malishevë dhe vendimi për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Rrugës Rajonale Kërpimeh-Mitrovicë”, Zonat Kadastrale Revuq dhe Pakashticë e Poshtme të Komunës së Podujevës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit