BE-ja zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë

Mos i humb

Udhëheqësit e Bashkimit Europian (BE) janë dakorduar për të zgjatur sanksionet ekonomike kundër Rusisë edhe për gjashtë muaj të tjerë.

“BE u bashkua në zgjerimin e sanksioneve ekonomike mbi Rusinë”, konfirmoi presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, në llogarinë e tij në Twitter gjatë Samitit të Liderëve të BE-së në Bruksel.

Si fillim, BE-ja ra dakord për të imponuar sanksione ekonomike kundër Rusisë në vitin 2014 për shkak të destabilizimit të Ukrainës nga Rusia.

Sipas Këshillit Europian, këto masa kufizuese “imponojnë ndalimin e eksportit dhe importit për tregtinë e armëve, vendosin ndalim të eksportit për mallrat me përdorim të dyfishtë për përdorim ushtarak në Rusi, si dhe kufizojnë qasjen ruse në disa teknologji dhe shërbime të ndjeshme që mund të përdoren për prodhimin dhe eksplorimin e naftës”.

Ukraina është shkatërruar nga konflikti që nga marsi i vitit 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, pas një votimi të paligjshëm të pavarësisë.

Kjo pasoi me protesta të dhunshme anti-qeveritare që çuan në përmbysjen e presiDentit të atëhershëm, Victor Yanukovych.

Më vonë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi për të shpallur aneksimin rus si të paligjshëm.

Shumë vende të Kombeve të Bashkuara, si SHBA-të, BE-ja dhe Turqia nuk e njohin Krimenë si territor rus./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit