BE jep detaje shtesë të takimit “më të rëndë” mes Thaçit e Vuçiçit

115
0

Takimin e sotëm në Bruksel, Thaçi e Vuçiq e cilësuan si më të rëndin deri më tani.

Pas përfundimit të takimit në nivel presidentesh, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç, me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederika Mogherini, janë dhënë detaje shtesë nga takimi.

Sipas zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijancic, në takim është diskutuar për marrëveshjen e detyrueshme përfundimtare mes vendeve.

Ajo ka thënë se palët kanë rënë dakord që puna e dialogut të fillojë pas disa javësh.

“Sot, Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë, Nënkryetare e Komisionit Evropian, priti një takim në kuadër të Dialogut në Nivel të Lartë mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Përfaqësuesja e Lartë dhe të dy presidentët rishikuan progresin e bërë në diskutimet mbi kornizën e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve. Ata ranë dakord që të rishoheshin brenda pak javësh për të vazhduar punën e tyre”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Pas takimit,  Thaçi ka thënë se dialogu është i paalternativë dhe duhet të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes vendeve.

“Ne si delegacion i Kosovës sapo përmbyllëm takimin me Mogherin me të cilin diskutuam për të ardhmen e Kosovës për integrimin në BE, për dialogun dhe marrëveshjen finale me Serbinë, por edhe për përshpejtimin e liberalizimin e vizave. Kosova është gati dhe unike për dialog, që të arrin marrëveshje përfundimtare me Serbinë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, ka thënë ai.

Tutje, sikurse edhe presidenti serb, Vuçiçi, Thaçi ka thënë se ky ishte njëri prej takimeve më të vështira që kanë zhvilluar.

“Ka qenë një takim i shkurtet, jo i lehtë, më i rëndi prej të gjitha takimeve që kemi zhvilluar, por synimi ynë është integrimi evropian. Serbia ende mendon se Kosova është pjesë e saj, ende mendon me mentalitetin e së kaluarës. Duhet të punojmë që të arrijmë marrëveshje përfundimtare që të jetë përfituese edhe për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë presidenti kosovar pas takimit, raporton lajmi.net.

Në fund ai ka përsëritur se ka qene një takimi jo i lehet, i rëndë i shkurtër, “negociatat nuk kanë alternativë”.

Nga ana tjetër, Vuçiç pas takimit ka thënë se është kërkuar një marrëveshje e përbashkët për kompromis dhe të ruhet stabiliteti.

“Jemi pajtuar për dy gjëra, që të vazhdohet dialogu dhe të kërkojmë marrëveshje të përbashkët kompromisi. Gjeja tjetër është që të ruhet stabiliteti”, ka thënë ai , raporton lajmi.net. Tutje, sipas tij, janë shqiptarët, duke përmendur presidentin Thaçi, se është ai që dëshiron gjithçka për Kosovën, ndërsa pala serbe po mundohet në të mirë të përgjithshme.

“Me një fjalë mund të them se shqiptari Thaçi dëshirojnë të marrë gjithçka për shqiptaret e Kosovës, ndërsa ne po mundohemi për marrëveshje kompromisi që të mos humb gjithçka dhe që t’i mbrojmë interesat e Serbisë dhe serbëve”, deklaroi me pas presidenti serb.

Sipas tij, “nuk janë bisedime te lehta në pozitën që jemi tash, por dëshirojmë që ta ruajmë paqen për të ardhmen e fëmijëve tanë”./Kosova Post/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here