“BE kundër Merkelit e Britanisë për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi”

Mos i humb

 “Lufta” e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ka marrë vëmendje të madhe edhe nga mediat ndërkombëtare. E përditshmja britanike “Express”, i kushton një artikull të veçantë kësaj teme ku analizon ngjarjen dhe reagimet e fundit mbi këtë çështje. Artikulli nisë kësisoj: Komisioni Europian ka hedhur poshtë qëndrimin e Angela Merkel mbi kufijtë e Ballkanit Perëndimor, duke miratuar idenë e një ndryshimi kufitar Kosovë-Serbi dhe për të bashkuar një pjesë të Serbisë me popullsi shumicë shqiptare me Kosovën, ndërsa tensionet përshkallëzohen.

Më pas vazhdon, Johannes Hahn, komisioneri i zgjerimit të BE, dha mbështetje për planin e Kosovës dhe Serbisë për korrigjim të kufijve, duke këmbëngulur se vendet e BE duhet të “respektojnë” qëllimin kryesor të vendeve të Ballkanit për të stabilizuar rajonin.

Kjo do t’i lejonte të dyja vendet të normalizonin marrëdhëniet dypalëshe, duke u lejuar atyre të lëviznin më pranë anëtarësimit në BE.

Duke folur së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe homologun e tij kosovar Hashim Thaçi, ai u tha medieve të shtunën: “Cilado qoftë zgjidhja në fund nuk duhet të përjashtojmë asgjë … duhet të respektojë se qëllimi kryesor është stabiliteti në rajon, thuhet më pas në artikullin e Expressit britanik.

“Duhet t’ia lëmë atyre, Serbisë dhe Kosovës, gjetjen e një zgjidhje që do të mbështetet nga ne nëse vendosja e përgjithshme është në rregull.”

Presidenti Thaçi shtoi: “Ne duam të sigurojmë vendet fqinje, vendet anëtare të BE dhe vendet e tjera të botës, që të mos kenë frikë nga një marrëveshje potenciale paqësore midis Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse një marrëveshje e tillë nënkupton një korrigjim kufitar, transmeton lajmi.net.

” nuk jemi njerëz problematikë – ne jemi duke u përpjekur të bëjmë një marrëveshje.”

Duke folur për korrigjimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq tha: “Dikush një ditë do ta zhbllokojë dhe pastaj do të kemi një luftë. Dhe askush prej nesh nuk dëshiron një luftë “.

Sipas kësaj medie, komentet e Hahn shkojnë kundër Gjermanisë dhe qëndrimit të Britanisë së Madhe në lidhje me këtë çështje, kur Merkel që në mënyrë të përsëritur e largoi idenë për ndryshimin e kufijve, duke e quajtur atë rregull “të pacenueshëm” për të thyer.

Më 13 gusht, ajo tha: “Integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor është krijuar dhe është i paprekshëm” .

Çdo herë sipas artikullit të medies në fjalë, Hahn këmbënguli që vendet e BE duhet të “respektojnë” vendet e Ballkanit që dëshirojnë të stabilizojnë rajonin.

Në maj, krerët e BE u takuan me vendet e Ballkanit Perëndimor në një përpjekje për të vendosur marrëdhënie në rajon.Megjithatë, John Bolton, këshilltari i SHBA për sigurinë kombëtare të Presidentit Donald Trump shprehu mbështetjen e tij për ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi, duke shkuar kundër Mbretërisë së Bashkuar dhe qëndrimit të Gjermanisë mbi këtë çështje.

Ai tha javën e kaluar: “Nëse të dy palët mund të punojnë mes vete dhe të arrijnë marrëveshje, nuk përjashtojmë rregullimet territoriale.”

Express kujton, 1.8 milion popullsia e Kosovës është kryesisht shqiptare etnike dhe shpalli pavarësinë nga Beogradi në vitin 2008 – një dekadë pasi forcat serbe vranë civilë shqiptarë gjatë një rebelimi dyvjeçar.

Serbia dhe Kosova ishin në anët e kundërta gjatë luftës së 1998-1999 midis dy vendeve, të cilat përfundimisht e panë që Serbia të lirojë kontrollin mbi rajonin e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit