BE: Marrëveshja eventuale vlen vetëm për Prishtinën dhe Beogradin, nuk është një model për vendet tjera

Mos i humb

Është shumë herët të diskutohet përmbajtja e marrëveshjes së mundshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kështu shkruan sot agjencia e lajmeve serbe tanjug.

“Çfarëdo marrëveshje që arrihet për zgjidhjen e problemit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, është një marrëveshje që mund të shfrytëzohet si model vetëm nga të dyja vendet, dhe nuk mund të jetë një model për marrëveshje tjera” kështu i kanë thënë burime diplomatike mediumit serb.

Sipas tyre kjo marrëveshje duhet të jetë një kontribut për stabilitet dhe progres të Ballkanit Perëndimor drejtë integrimit në Bashkimin Evropian.

Ndryshe ideja e shkëmbimi të territoreve është kundërshtuar ashpër në Kosovë, ndërsa Vuçiq ka deklaruar se të dyja shtetet janë larg arritjes së një marrëveshjeje , transmeton gazeta express. Ka qenë qëndrimi i këshilltarit të Donald Trump që ka befasuar të gjithë, duke thënë se nëse Serbia dhe Kosova merren vesh për shkëmbim territoresh atëherë SHBA-të nuk do të ndërhyjnë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit