BE ndan buxhet për forcimin e kapaciteteve të ZKA-së në Kosovë

Mos i humb

Kroacia sot në zgjedhje parlamentare

Nga ora 7:00 deri në 19:00, gati shtatë mijë vendvotime do të jenë të hapura për 3,86 milionë qytetarë kroatë të cilët...

Padia ndaj Taulant Ballës, GJKKO rrëzon pretendimet e Shkëlzen Berishës, nuk ka hetim

Gjykata e Posaçme ka shqyrtuar sot kallëzimin e djalit të ish-Kryministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kundrejt numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant...

BE-ja me ‘duar bosh’ negocion me kompaninë ‘Gilead’

Në përpjekje për të shpëtuar sa më shuma jetë nga infeksioni i koronavirusit, në të gjithë botën ka nisur gara e grumbullimit...

Itali, kapen 84 milionë tableta drogë e llojit amfetaminë, të prodhuara nga ISIS

Në qytetin e Napolit, në Itali Guardia di Finanza ka sekuestruar 14 ton amfetaminë, e paketuar në 84 milion tableta me logon...

Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës në bashkëpunim me Zyrën Supreme të Auditimit të Polonisë dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë mbajtur konferencë për fillimin e zbatimit të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”,.

Projekti i Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të ZKA-së në Kosovë” financohet nga Bashkimi Evropian dhe do të zbatohet nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë me mbështetje të kolegëve ekspertë nga Institucionet Supreme të Auditimit të Kroacisë, Çekisë, Letonisë, Lituanisë dhe Portugalisë.

Projekti përbëhet nga tri komponentë kryesorë: Komunikimi me qytetarët, Parlamentin dhe palët e interesit, fuqizimin e kapaciteteve institucionale të ZKA-së dhe përditësimi i doracakëve të auditivit (financiar dhe të pajtueshmërisë) dhe të letrave të punës në përputhje me legjislacionin.

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar se projekti do të ndihmojë që të zbatohen qëllimet e ZKA-së, gjithashtu do ta ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimit në strukturat e auditimit evropian.

“Shkëmbimi profesional i përvojave të auditorëve tanë me auditorë evropianë na siguron ne, që ne jemi kompetentë dhe jemi të barabartë në dije, në ndikimin që kemi me interes të publikut dhe kjo për neve është shumë e rëndësishme. Kjo për ne është një lloj garancie se rruga që po ndjekim është rruga e drejtë”, tha Osmani.

Zëvendëskryesuesja e Bashkëpunimit nga Zyra e BE-së në Kosovë, Hillen Francke tha se ZKA është një nga institucionet më të besueshme të Kosovës nga perspektiva e qytetarëve, ndërsa tani ajo ka rritur edhe numrin e zyrtarëve të saj për 8 për qind.

Francke tha se auditimet e performancës së institucioneve janë të rëndësishme ngase paraqesin një vlerësim të pavarur të politikave qeveritare dhe gjetjet mund të ndryshojnë jetën e qytetarëve.

“Ndikimi i punës së Auditorit ende është i limituar. Institucionet e pavarura janë mjaft mirë, numri i rekomandimeve të zbatuara është 54 për qind. Institucionet qendrore kanë implementim më të ulët të rekomandimeve me 36 për qind. Dhe, komunat kanë një rrugë të gjatë për të bërë përpara, ngase kanë arritur vetëm 25 për qind të implementimit të rekomandimeve. Pra, mund ta quajmë një sukses të përzier”, tha Francke.

Vlera e këtij projektit të financuar nga BE kap shumën prej 700 mijë euro dhe pritet të realizohet brenda 18 muajve.

Objektivë specifike e projektit është që të mbështetet Zyra Kombëtare e Auditimit në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të saj në realizimin e qëndrueshëm të objektivave dhe të misionit të vet sipas Standardeve Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA) dhe rritjen e ndikimit të saj përmes komunikimit të intensifikuar me qytetarët, Parlamentin dhe palët tjera të interesit.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Përmbytet një varkë në Nigeri, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri.

Gjermania regjistron 4 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 219 raste të reja

Katër persona kanë humbur jetën në Gjermani për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit. Po ashtu mësohet...

Rusia ka regjistruar 6611 raste të reja të infeksionit

Në 24 orët e kaluara, Rusia ka regjistruar 6.611 raste të reja të koronavirusit. Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm...

Bardh Spahia pyetje të hapur kryeministrit Rama: Na trego

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia përmes një statusi në Facebook thotë se qeveria Rama nuk ka asnjë strategji për të vënë nën...

CNN: Në veriun e Kinës po shpërthen murtaja bubonike!

Burime spitalore atje njoftuan me urgjencë autoritetet lokale të cilat kanë lëshuar një alarm të nivelit të tretë për parandalimin e murtajës....