BE ndërmerr veprime ligjore kundër Polonisë

Mos i humb

Komisioni Europian ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Varshavës zyrtare në Gjykatën Europiane të Drejtësisë për të mbrojtur pavarësinë e Gjykatës Supreme të Polonisë.

Në një njoftim KE tha e ligji i ri polak mbi Gjykatën Supreme ul moshën e daljes në pension të gjyqtarëve të Gjykatës nga 70 në 65, duke vënë 27 nga 72 gjyqtarët e Gjykatës në rrezik që të detyrohen të dalin në pension.

Komisioni theksoi se ligji polak mbi Gjykatën Supreme është “i papajtueshëm me ligjin evropian, pasi minon parimin e pavarësisë gjyqësore, përfshirë pandërrueshmërinë e gjyqtarëve”.

Komisioni po ashtu kërkoi nga Gjykata Europiane e Drejtësisë të urdhërojë masat e përkohshme, duke rivendosur Gjykatën Supreme të Polonisë në gjendjen e saj para 3 prillit të vitit 2018, kur u miratuan ligjet e reja kontestuese./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit